Barcelona dhe Atletico Madrid dhurojnë spektakël në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Spanjës

Sport

Barcelona dhe Atletico Madrid dhurojnë spektakël në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Spanjës. 90 minutëshi i luajtur në fushën katalanase u mbyll me rezultatin 4-4, në një ndeshje ku u pa, përmbysje dhe ripërmbysje.

Në vetëm 6 minutat e para, Atletico shënoi dy gola, duke e hedhur kundërshtarin në tapet. Mirëpo, vendasit ditën të reagonin. Në të 19-tën, Pedri ngushtoi diferencën, kurse vetëm 2 minuta më vonë, Cubarsi barazoi rezultatin.

Barcelona nuk u qetësua, ndërsa në minutën e 41, shënoi edhe golin e 3-të, duke përmbysur shifrat e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, Robert Leëandoëski shënoi edhe të katërtin për Barcelonën, që në fakt u duk si një gol sigurie. Por, nuk do të rezultonte kështu. Atletico ngushtoi diferencën fillimisht në minutën e 84 me anë të Marcos Llorente, ndërsa në të 93-tën, arriti të barazonte me Alexander Sorloth.

Që nga viti 1997-të, kjo ishte ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Atleticos, në të cilën u shënuan të paktën 8 gola. 28 vite më parë, fitonte Barcelona me shifrat 5-4 dhe ishte pikërisht një përballje kupe.

Sa i përket duelit të kthimit në Madrid, të dyja ekipet do të sfidohen në Estadio Metropolitano në datën 2 Prill, atje ku njëra prej tyre do të kualifikohet në finale.