Barcelona dhe Atletico fitojnë ndeshjet respektive në Kupë

Sport

Barcelona duket super edhe në Kupë. Pasi shkërmoqën 5-2 Realin e Madridit në finalen e Superkupës, të njëjtin fat si madrilenët e ka pësuar edhe Real Betis nga skuadra katalanase. Në raudnin e 1/8-ave të Kupës, Barcelona fitoi 5-1 në shtëpi, ndeshje, të cilën e dominoi nga minuta e parë, e deri në të fundit.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick u shënuan nga Gavi, Kounde, Raphinga, Torres dhe Yamal. Të vetmin gol të miqve, e shënoi Vitor Roque nga pika e bardhë e penalltisë përgjatë minutave të fundit të takimit.

Vlen të theksohet momenti i mirë që po kalon Gavi. Në 3 ndeshjet e fundit, mesfushori ka mundur të shënojë 2 herë, aq sa kishte relizuar në 30 ndeshjet e mëparshme me fanellën blaugrana.

Gjurmë të rëndësishme la edhe Yamal, i cili për herë të parë në karrierën e tij si profesionist, ka mundur të shënojë dhe të asistojë brenda një ndeshje, nga 92 që ka luajtur në total, si me Bareclonën, ashtu edhe me Spanjën.

Moment të mirë po kalon edhe Atletico Madrid, që në 1/8-tat e Kupës, mundi 4-0 Elchen në tranfertë. Golat u shënuan nga Sorloth, i cili shënoi dopietë, ndërsa dy të tjerët, erdhën nga  Requelme dhe Julian Alvarez.

Vlen të theksohet se bashkë me Liverpoolin, Atletico, është skuadra e vetme në 5 ligat kryesore të Europës, që 3 lojtarë, kanë shënuar të paktën 10 gola në të gjitha kompeticionet; Alvarez 13, Griezmann 12 dhe Sorloth 10 gola.

Më tej, Atletico, është skuadra më në formë e momentit në 5 kampionatet më të forta të Europës, sepse ka mundur të fitojë 15 ndeshje të njëpasnjëshme në të gjitha kompeticionet. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, është në garë në të gjitha frontet, qoftë në Champions League, Kampionat, apo edhe në Kupë.