Pasi siguruan shërbimet e Aubameyang, Torres dhe Traore, katalanasit do japin maksimumin për të nënshkruar me Erling Haaland. Në fund të këtij sezoni futbollisti, norvegjezit i aktivizohet një klauzolë prej afërsisht 80 mln eurosh, që i jep të drejtën për t’u larguar nga Borussia Dortmund.
Pikërisht këtë detaj do përpiqen të shfrytëzojnë gjigantët e La Ligas. Sikurse raporton e përditshmja pranë klubit spanjoll, Sport, Barcelona po përgatit terrenin për të siguruar shërbimet e Erling Haaland. Për të zbutur sa më tepër krizën financiare në të cilën ndodhen, që shkon përtej 1 miliard eurove, blaugranat po planifikojnë të largojnë si fillim 3 lojtarë. Fjala është për Memphis Depay, Luuk de Jong dhe Ousmane Dembele. Ndonëse ky I fundit mund të largohet me parametra zero nga Camp Nou, klubi gjithësesi do çlirohej nga shifrat e larta që lojtari paguhet në radhët e tyre, me rreth 240 mijë euro në javë.
Më tej, katalanasit janë në kërkim të sponsorve të tjerë, çka do të thotë se aspekti financiar mund të përmirësohet akoma më tepër, e kësisoj plotësohen kushtet për të blerë kartonin e Haaland. Gjithësesi, për t’ia arritur qëllimisht spanjollët nuk do e kenë edhe aq të thjeshtë, pasi në garë për Haaland, po ashtu janë edhe Real Madrid, së bashku me Manchester Cityn.