Barcelona në telashe. Klubi katalanas akuzohet për korrupsion ndaj arbitrave, për periudhën 2016/18-të, ka paguar një shifër deri në 1.4 mln euro në drejtim të Jose Maria Enriquez Negreiram atëherë zv/presidentit teknik të i arbitrave.
Asokohe, president i klubit ishte Jose Maria Bartomeu, ndërsa mediat spanjolle, e konsiderojnë një gjë të tillë si një skandal të madh, teksa 26 herë kampionët e Spanjës janë përpjekur të korruptojnë drejtësinë në fushën e lojës.
Sipas informacioneve, kjo shumë është paguar në drejtim të ish-zv/presidentit të komitetit teknik të arbitrave, nëpërmjet një kompanie të tij dhe pagesa është realizuar në 3 këste, që nga viti 2016-të, e deri në 2018-tën.
Gjithnjë duke u bazuar në akuzat e ngritura nga Prokuroria e Barcelonës, me këtë lëvizje, Barcelona ka kërkuar informacion ndaj arbitrave dhe ka dashur të dijë, mënyrën e sjelljes së lojtarëve në fushën e lojës ndaj një arbitri të caktuar.
Megjithatë, pas këtij lajmi që ka pushtuar të gjitha mediat spanjolle dhe jo vetëm, Negreria, i cili e ka mbajtur postin e zv/presidentit të komitetit teknit të arbitrave që nga viti 1994, e deri në 2018-tën, ka mohur çdo informacion të publikuar, duke këmbëngulur se në këtë mes gjithçka ështën jë gënjeshtër.
Sakaq, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Barcelonës. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi katalanas ka mohuar çdo akuzë dhe ka thënë se do merren masa ndaj çdokujt që ka thënë diçka të pavërtetë. Sipas Barcelonës, gjithçka po bëhet për të prishur imazhin e sezonit të shkëlqyer të klubit katalanas. Hetimi mbi këtë çështje vazhdon të jetë i hapur.