Barcelona fiton ndeshjen e 4 radhazi në kampionat. Në javën e 27-të, kryesuesit e La Ligas fituan 4-0 në transfertën e Elches. Barcelona dhe Napoli, janë dy skuadrat e vetme në 5 ligat kryesore të kontinentit që kanë fituar nga 12 ndeshje në transfertë përgjatë këtij edicioni.
Përveç dygolëshit të Robert Leëandoëskit dhe një finalizimi nga Ferran Torres, vlen të përmendet edhe goli I Ansu Fati. Pas kritikave të babait të futbollistit përgjatë ditëve të fundit, Xavi e riktheu numrin 10-të në formacion dhe ai arriti t’ia shpërblente besimin me një gol.
Nga një sukses I tillë, Barcelona ngjitet në kuotën e 71 pikëve dhe kur deri në fund kanë mbetur edhe 11 javë për t’u luajtur, skuadra katalanase është aftuar një hap më tepër me titullin kampion, duke qenë se kryeson e shkëputur me 12 pikë nga ndjekësi më I afërt, Real Madrid.
Pas disfatës në El Clasico, Los Blancos janë rikthyer tek fitorja, duke mposhtur 6-0 skuadrën e Valladolid.
Përveç golave të Rodrygos, Asensios dhe Lucas Vazquez, 3 të tjerët u shënuan nga Karim Benzema. Madje, kjo ndodhi për vetëm 7 minuta, nga e 29-ta, deri në të 36-tën. Kësisoj, ky ishte tregolëshi më I shpejtë që francezi ka shënuar ndonjëherë me fanellën e Real Madrid.
Më tepër se kaq, kapiteni I Real Madrid është ngjitur tashmë në kuotën e 233 finalizimeve në La liga, duke u ngjitur në 5 golashënuesit më të mirë të historisë së kompeticionit. Përpara tij, renditen, Hugo Sanchez, Telmo Zarra, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Sakaq, në javën e 27-të, vlen të theksohet edhe fitorja 1-0 e Atletico Madrid ndaj Betisit. Ky ishte suksesi I 4 radhazi për skuadrën e Diego Simeones, që tashmë thuajse ka blinduar vendin e 3-të në renditje.