BARCA, TER STEGEN VENDOS TE QENDROJE NE KATALONJE

Sport

Pavarësisht situatës së vështirë te Barcelona, Marc-André ter Stegen duket se nuk e konsideron transferim në merkaton dimërore. Dhe kjo mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shanset e tij për të udhëtuar në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm si numri 1 i Gjermanisë.

Sipas gazetës spanjolle AS, ter Stegen, kontrata e të cilit skadon në vitin 2028, ka ndërmend të qëndrojë te Barça. Sipas raportit, ai beson se mund të luftojë për vendin e titullarit me 24 vjeçarin Joan García, pas rekuperimit nga operacioni në shpinë.

Në rastin më të mirë, rikthimi për ish-portierin e Gladbach parashikohet në Nëntor. Ndërkohë edhe titullari i Barcelonës, Joan García që operoi meniskun, pritet të kthehet në Nëntor. Ndërsa Wojciech Szczęsny gëzon një respekt të madh në klub, çka do të thotë se ter Stegen, është vetëm zgjedhja e tretë dhe ka pak gjasa për një vend në ekip.

Kjo do të thotë që nëse ai qëndron te Barcelona pas Janarit dhe siç pritet nuk do të luajë, shanset e tij për Kupën e Botës do të jenë minimale në mos ekzistente. Si Julian Nagelsmann ashtu edhe Rudi Fëler, e kanë theksuar disa herë se ter Stegen do të grumbullohet për Botërorin amerikan vetëm nëse është plotësisht i shëndetshëm dhe aktiv te Barcelona.