Barca hyn në garë për Rudiger

Sport

Antonio Rudiger është kthyer në një nga elementët më të kërkuar, jo thjesht nga aftësitë e tij si mbrojtës, por edhe nga fakti që duke nisur nga data 1 Korrik është një futbollist i lirë duke qënë që i përfundon kontrata me Chelsea.

Gjermnani me origjinë nga Sierra Leone nuk e ka mohuar dëshirën e tij për të rinovuar me klubin që e bëri të fitonte edhe Uefa Champions Leaguen, por sanksionet që iu imponuan tashmë ish-presidentit Abramovich e kanë përfshirë nga tymnajë të ardhmen e klubit londinez.

Juventusi, PSG dhe Reali i Madridit kanë kryer lëvizje konkrete për të përfituar të drejtat e ish futbollistit të Romës, por së fundmi në skenë ka dalë edhe Barcelona. Përfaqësuesi i Rudiger, Sahr Senesie do të jetë së shpejti në Barcelonë për të diskutuar me dy nga drejtuesit kryesor “azulgrana”, Mateu Alemany-n dhe Jordi Cruijff-in.

Lojtari pretendon 10 milion euro në sezon dhe tek Barca po bëjnë llogaritë për ti përmbushur kërkesat e mbrojtësit, teksa ne këtë garë duket pak më prapa Juventusi që nuk ofron dot më tepër se 6.5 milion euro në sezon, nderkohë që është tërhequr disi  Bajerni i Mynihut.

Ende nuk është e qartë se cili klub ka avantazhin Reali, Barca apo PSG. Në këtë situatë 29 vjecari mund te luajë me ankadin dhe kërkon të përfitojë sa më tepër, duke llogaritur që për kartonin e tij klubet e interesuara nuk kanë pse shpenzojnë  asnjë qindarkë.