Barazimet në kampionat, lojtarët e Bayernit dyshojnë në aftësitë e trajnerit Nagelsmann

Sport

Barazimi I 3-të radhazi në kampionat është një kambanë alarmi për Bayern Munich. Ndonëse kanë kaluar vetëm 6 javë nga fillimi I sezonit e sigurisht që është shumë herët për të dalë në përfundime, por duket sikur melodia e kampionëve të Bundesligës nuk po tingëllon mirë.

Në lidhje me këtë situatë, mediat gjermane raportojnë se lojtarët e klubit bavarez kanë filluar të kenë dyshime mbi trajnerin e tyre Julian Nagelsmann. Në veçanti janë Manuel Neuer, Josua Kimich, apo edhe Leon Goretzka, ata të cilët kanë mbetur të pakënaqur përgjatë këtyre hapave të parë të sezonit.

Pas barazimit të fundit, atë 2-2 ndaj Stutgartit, Nagelsmann është shprehur I pakënaqur nga performance e tijve në fushën e lojës. Mirëpo nuk janë të mendimit lojtarët e sipërpërmendur, të cilët mendojnë se trajneri duhet të marrë përgjegjësi mbi shpinë në momentin kur skuadra nuk performon mirë dhe jo të japë kritika publike të konferencën për shtyp.

Ndonëse ka më tepër sesa një vit në krye të Bayernit, drejtuesit janë të mendimit se Nagelsmann po punon ende për të gjetur formulën fituese të skuadrës së tij, e kjo është një ndër arsyet që ekipi shfaq ndonjë ulje-ngritje.

Ndeshja e radhës konsiderohet shumë e rëndësishme për Bayernin, sepse të martën mbrëma vizitohet në shtëpi vizitohet nga Barcelona, një rival direkt për Grupin C në UEFA Champions League. Nëse e kalon me sukses provën ndaj gjigantëve katalanas, atëherë Nagelsmann do shuajë njëkohësisht edhe dyshimet apo pikëpyetjet që janë ngritur rreth tij. Në të kundërt, duhet të përballet me presionin që mund të vijë rrotull pankinës së tij.

Bayerni e ka nisur me fitore këtë sezon në Champions League, duke fituar 2-0 në javën e parë, ndaj Interit në transfertë.