BARAK BAKHAR, TRAJNERI I HAIFA:

Sport

“Juventusin sonte e pret një atmosferë, që nuk e ka përjetuar prej një kohe të gjatë. Është e vërtetë se ata luajnë në stadiume të mëdha në Europa, por sonte nuk do ketë asnjë diferencë. Do jemi në të njëjtin nivel.

Ndoqa ndeshjen e tyre ndaj Milanit dhe në 10 minutat e para të lojës, ata mund të kishin realizuar 2 gola. Kjo do të thotë se ata mbeten një skuadër e rrezikshme. Ndërsa, sa i përket ndeshjes së kaluar në shtëpinë e tyre, patëm një ndjesi se mund të barazonim, megjithatë, në më të shumtën e takimit, ata ishin më mirë sesa ne.

Fakti që nuk konsiderohemi si skuadra favorite, mund të jetë diçka pozitive për ne. Kjo mund të na ndihmojë që të largojmë presionin nga vetja dhe të jemi më të lirshëm në veprimet tona. E kemi studiuar në detaje kundërshtarin dhe e kemi të qartë mënyrën e sjelljes në fushën e lojës. Ndonëse futbollit është një lojë e paparashikueshme, ne do përpiqemi që mos shpërqendrohemi, por t’i qëndrojmë besnik ideve tona. Me ndihmën e tifozëve, shpresojmë që në fund të ndeshjes, rezultati të anojë në krahun tonë”.