Mario Balotelli po kalon një moment të mirë në Francë. 16 gola në 21 ndeshje flasin për një sulmues që ka rigjetur ritmin e duhur për të mbetur në nivelet e larta. Pikërisht për këtë formë, Sky-Sports ka mundur t’i marrë një intervistë eskluzive, ku ai ka folur për gjithcka, por më së shumti kombëtaren. 27-vjeçari ka rrëfyer se e do shumë fanellën e kaltër dhe se për të është i gatshëm gjithmonë. Ai ka treguar se marrëdhënia me trajnerin Gianpiero Ventura ka qenë e vështirë pavarësisht se ky i fundit i thoshte se po e mbante në konsideratë. Duke mënjanuar cdo fjalë të keqe për tashmë ish-trajnerin e Italisë, Balotelli tregoi se e pati takuar vetëm njëherë. Sipas 27-vjecarit deklaratat e Venturës se Balotelli nuk përshtatej në skemat apo taktikat e lojës që propozonte ai, ishin vetëm justifikime për të mos e grumbulluar. Ish-lojtari i Interit, City-it, Milanit dhe Liverpoolit tregoi se ish-trajneri i Italisë i pati kujtuar kohët ku ai diskutohej shumë për sjelljet jashtë fushe. “Përgjigjia ime ndaj tij ka qenë se e kaluara ka kaluar dhe se për këtë mund të pyeste dhe trajnerin e Nice-s” – tha Balotelli. Duke folur për merkaton, spekulimeve rreth një interesimi të Napolit për të, 27-vjecari tha se nuk i duket se Presidenti De Laurentiis e ka shumë me simpati. Në fund Balotelli ka ritheksuar dëshirën për të luatjur për kombëtaren dhe deklaroi se i respekton opinionet dhe vendimet e gjithkujt që do të jetë trajner i Italisë në të ardhmen.