Balotelli i përgjigjet kritikave për mbipeshë me një foto gazmore

Sport

balotelli

Prej më shumë se dy javësh Mario Balotelli po sulmohet rreth peshës së tij trupore, me raporte të shpeshta gazetareske që këmbëngulin se ai është mbipeshë. Por së fundmi vetë futbllisti është përgjigjur me një mënyrë tejet gazmore duke postuar në Instagram një foto të tijën të modifikuar me ekzagjerim ekstrem të peshës. “Sapo bëra këtë selfie-n! Kështu që dyshimet tashmë përgënjeshtrohen!” shkruante sulmuesi italian teksa e shoqëronte këtë postim me disa emoticons. Gjatë grumbullimit me kombëtaren në Francë nisën raportime se Mario peshonte mbi 100 kilogram gjatë verës dhe se trajneri Patrice Vieira e kishte lënë jashtë formacionit për këtë arsye. 28-vjecari u tha se ishte plot 15 kilogram mbipeshë.

SPORT PREVIEW Mario Balotelli

Vera ishte nga më të trazuarat për ish-sulmuesin e Milanit, Liverpoolit, Manchester City-it dhe Interit. Menaxheri i tij u përpoq ta transferojë te Olympique Marseille, por bisedimet nuk nisën mbarë pasi klubi refuzoi të negocjonte. Mario tashmë thuhet se nuk do të qëndrojë më te Nice dhe me gjasa që në janar do të riprovojë larigmin. Situata me raportimet e mbipeshës nga ana tjetër, nuk po e ndihmojnë aspak në këtë pikë. Ai ka këmbëngulur se gjithcka është e sajuar pasi ndaj tij po kanë qëllime të këqija. Në këtë pikë Balotelli madje ka uruar publikisht që gazetari i cili e ka publikuar i pari një lajm të tillë të mbesë pa-punë.