Baloteli, 25-vjetori i errët

Sport

Balotelli-1

 

Gjysmë shekulli për Mario Balotelin, i cili festoon sot 25 vjetorin. Normalisht duhet ta gjejë të dëshpëruar, për periudhën që po kalon në aspektin futbollistik. Por në të vërtetë, sulmuesi italian është me buzëqeshjen në buzë, siç dëshmon kjo video, ku shfaqet mes korridoreve të shtëpisë, nën dushin e shampanjës dhe britmave të miqve që i kanë bërë një shaka të këndshme. Kështu duket se edhe ai përpiqet të hedhë prapa krahëve vitin më të errët, që filloi nga dështimi në Botëror me Italinë e më pas nuk ngriti më kokë, ashtu siç duhet të bënte

Kur vjen puna te futbolli mund të thuhet se Balo ka prekur vërtet pikën më të ulët të karrierës së tij. Klubi i tij actual, Liverpuli, pas një sezoni të vjetshëm për t’u harruar, nuk e dëshiron më. Por nga ana tjetër as s’arrin dot ta shesë, sepse askush nuk e do. Përveçse për nivelin e tij të rënë ndjeshëm, edhe për faktin që është nga ata të pamenaxhueshmit lehtë.

Përkufizimi më i goditur për tashmë 25-vjeçarin është ai I ish-futbollistit, Paolo Di Canio, i cili ka thënë: “Mario është me demonë në kokë”. Teknikisht, ai mbetet lojtari i pesë viteve më parë, kur deklaronte se mund të bëhet si Ronaldo e Messi. Mirëpo ka harruar të punojë për t’ia dalë mbanë. Dhe ndoshta nuk ka më kohë. Rinia po i ikën.