Bale ia kursen vetes udhëtimin drejt Shqipërisë!

Sport

Gareth Bale

Gareth Bale me shumë mundësi do t’ia kursejë vetes udhëtimin me Uellsin, drejt Shqipërisë për takimin miqësor të programuar të martën në “Elbasan Arena”. Ylli i Realit të Madridit gjendën në listën e lojtarëve të grumbulluar që do të jenë në gatishmëri për trajnerin Rajan Gigs, fillimisht në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Danimarkë, e më pas edhe për testin me kuqezinjtë. Por kampion i Evropës me madrilenët pritet të marrin pjesë vetëm në atë që konsiderohet si ndeshje zyrtare përballë danezëv Danimarkës. Ndërsa nga e hëna pritet që të bashkohet me Realin, duke mos udhëtuar me pjesën tjetër të shokëve që do të marrin rrugën drejt Shqipërisë.

balereal
Në fakt, shkaku i gjithckaje duket se është një problem fizik që ka pasur Bale pas ndeshjes së fundit në kampionatin spanjoll ndaj Celta Vigos. Ai pësoi një goditje të fortë në kaviljen e djathtë, por qendroi në fushë për të luajtur, vetëm falë qetësuesve. Këto ditë që ka kaluar në Uellsin, lojtari është stërvitur në mënyrë të veçuar, ndërsa stafi mjekësor po bën të pamundurën që të mos ketë probleme për të zbritur në fushë të paktën në përballjen e së premtes ndaj Danimarkës. Kjo duke parë se uellsianëve u duhet një fitore, për të siguruar vendin e parë në grupin 4 të Ligës B. Dhe me një Bale më shumë në skuadër, shanset do të rriteshin. Në situatë të tillë, mësohet se drejtuesit e Realit të Madridit kanë kërkuar që futbollisti të mos sforcohet shumë. E madje t’i kursehet edhe një miqësore pa rëndësi, sic është ajo e “Elbasan Arenas”, krahasuar me sfidat më të mëdha që presin “Los Blancos” në kampionat e Champions League.