Bala gol në Kroaci

Sport

balaj-123-640x340
Bekim Balaj ka shënuar golin e parë ne kampionatin kroat me fanellën e Rijekes pas transferimit ne këtë ekip ne merkaton e dimrit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi një gol shumë të bukur ne fitoren shtëpiak 3 me 0 të Rijekes kundër Hajduk Split. Balaj ka luajtur titullar për të dytën ndeshje radhazi ne kampionat duke u zëvendësuar vetëm ne minutën e 89, por këtë herë ndryshe nga ndeshja e para pak ditëve kundër Istres ku goditi shtyllën, shkodrani kundër Hajduk Split realizoi një supergol nga 18 metra ne minutën e 13, duke i çuar shifrat 2 me 0 për skuadrën e tij, pasi me herët rezultati ishte zhbllokuar nga Jugovic. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e trete për Rijeken ne minutën e 83. Ky ishte goli i dytë zyrtar i 23 vjecarit shkodran me fanellën e Rijekes pasi më herët kishte realizuar edhe ne kupën e Kroacisë. Balaj që u transferua nga Sllavia e Pragës po zëvendëson mjaft mire ish idhullin e tifozerisë së Rijekes, Kramaric që u transferua për 9 milion euro tek Leister.