Elis Bakaj vazhdon të shkëlqejë në kampionatin bjellorus me fanellën e Shakhtjor Soligorsk. Sulmuesi shqiptar në minutën e 65-të, ka kaluar skuadrën e tij në avantazh, në transfertën e Islok Minskut që përfundoi me rezultaitin 1-0. Ishte një gol me vlerë tre pikëshe që mbajti Shakhtyorin në garën për titull, përderisa aktualisht mban vendin e 3-të në renditje, me pikë të barabarta me Bate Borisov, ndëras gjendet 5 pikë më pak se kryesuesit e Bres. Bakaj shënoi golin e tij të 9-të në kampionat, duke vazhduar të tregojë se po kalon vërtet një formë shumë të mirë. Ai madje ka dhuruar dhe 7 asiste.
Ka shënuar edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristi Qose, i cili luan me ekipin e Ruzomberok. Në minutën e 28-të të ndeshjes përballë Sered, ai përfitoi nga një grushtim I gabuar I portierit kundërshtar dhe me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë të realizojë. Ky është goli i parë me ekipin sllovak.
Ekipi i Qoses e mbylli ndeshjen 1-1 dhe renditen në vendin 10 në ligë, tre vende larg fundit. Qose u transferua nga Paok tek Ruzomberok në 2017. Mesfushori me tipare mbrojtëse ishte i ftuar edhe nga trajneri Edi Reja për ndeshjet ndaj Francës dhe Islandës të vlefshme për EURO 2020, megjithëse nuk zbriti në fushë për asnjë minutë.