Bakaj ikën nga Izraeli, Salihi rikthehet

Sport

salihi-fshf
Izraeli, dëshpërim e dashuri për shqiptarët. Elis Bakaj ka vendosur të ndërprersë pas vetëm 2 muajve aventurën te Hapoel Ranana. Problemet me pagesat, por edhe vështirësitë e atij e të dashurës për t’u përshtatur me jetën izreaelite, kanë detyruar sulmuesin të kërkojë ndërprerjen e kontratës. Dhe drejtuesit e Hapoel e kanë kënaqur pas një takimit të zhvilluar mes palëve. Më i mundshëm duket rikthim i tij te Tirana në Kategorinë Superiore, por vetëm me zbarkimin Bakajt në Shqipëri pritet të sqarohet situata.
Nga ana tjetër Hamdi Salihi e ka të pamundur të qëndrojë larg kampionatit izraelit. Pasi i ka dhënë fund aventurës verore me kampionët e Shqipërisë, ka vendosur të kthehet aty, ku Maccabi Haifa është gati t’i ofrojë 20 mijë dollarë në muaj. E kontaktuar nga “Tring Sport Neës”, Viki Vaknin, menaxherja e sulmuesit ka konfirmuar lëvizjen e shkodranit, ndonëse pa dashur të jape detaje.
Paraqitja e shkëlqyer e sulmuesit me Skënderbeun në eliminatoret e Champions League, ku shënoi 5 gola në 5 ndeshje, i ka bindur drejtuesit e Maccabi Haifa për shkodranin. Kjo do të jetë përvoja e tretë e Salihit në Izrael, pasi fillimisht firmosi me Hapoel Akre ku luajti pjesën e dytë të sezonit 2013-2014 (6 gola) dhe pjesën e parë të sezonit 2014-2015 (8 gola) Më pas u transferua te Hapoel Haifa (4 gola), për pjesën e dytë të sezonit 2014-2015, teksa me golat e tij ndihmoi ekipin për mbijetesë.