Bakaj-gol, vjen tjetër sinjal nga Bjellorusia

Sport

elisi

Kur sezoni futbollistik është në hapat e tij të parë, ai mund të konsiderohet si sulmuesi më produktiv shqiptar, madje duke realizuar në Kupat e Evropës. Ja që Elis Bakaj nuk ka ndërmend të ndalet, teksa ka shënuar sërish me Shakhtior Soligorsk në kampionatin bjellorus. 31 vjeçari ishte autor i golit të dytë në sfidën kundër Slutsk, teksa ekipi ka marrë një fitore 3-1. Bakaj për më tepër ka qënë protagonist gjithashtu në rastin e golit të parë, pasi gjuajtja e tij nga një goditje dënimi u kthye nga portieri dhe më pas sulmuesi tjetër i Soligorsk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

bakaj
Edhe javën e kaluar, ai ka qënë mjaft rezultativ teksa u dha asiste shokëve të ekipit, në një kohë kur pritet që javët në vazhdim t’i krijojnë mundësi të reja sulmuesit shqiptar për të rritur numrin e golave dhe përmirësuar statistikat e tij. Ndërkohë që deri tani numëron 6 asiste dhe 2 gola të shënuar në këtë kampionat, pa harruar 3 realizimet në 4 sfida eleminatore të Ligës së Evropës. Në këtë mënyrë, ai ka shpërblyer besimin e trajnerit që e konsideron si titullar të padiskutueshëm të formacionit, pas ngulmimit për t’a blerë kartonin e ish-lojtarit të Kukësit për 100.000 euro. Kështu, Bakaj vazhdon të lëshojë sinjale nga Bjellorusia, por duket se kaq nuk është e mjaftueshme që të tërheqë vëmendjen e Panuccit, për një riafrim të tij të mundshëm me Kombëtaren kuqezi. Edhe pse, Elisi është shqiptari që ka shënuar më shumë në këtë fillim sezoni.