BAJRAMI, NJE NGA GOLAT ME TE BUKUR E SEZONIT

Sport

Megjithëse nuk ka luajtur shumë me Sasuolon, Nedim Bajrami ishte një nga më të dalluarit në dy ndeshjet e qershorit me Kombëtaren, duke shënuar edhe dy gola, njëri më i bukur se tjeteri. Fantazisti arriti të lërë gjurmën e tij edhe gjatë sezonit të parë te Sasuolo, duke dhuruar paraqitje mjaft pozitive. Sikur të mos mjaftonte kaq, lojtari kuqezi është përfshirë edhe ndër 10 golat më të bukur të Sasuolos për këtë sezon. Bëhet fjalë për golin që Bajrami ka shënuar në ndeshjen përballë Kremonezes në atë fitore 3-2 të arritur në javën e 25-të të Serisë A. Konkretuisht, realizimi i tij renditet në vendin e 8-të të më të mirëve të Sasuolos, ku vendin e parë e mban Domeniko Berardi.

Pikërisht, ishte supergoli i mesfushorit shqiptar, që i dha fitoren Sasuolos në minutat e fundit të ndeshjes ndaj skuadrës që në fund të sezonit ra nga kategoria. Për më tepër, edimi shkelëqeu ndaj Moldavisë e Ishujve Faraoe me përfaqësuesen, duke qenë ndër më të mirët në fushë, aq sa mori si shpërblim edhe dy gola. Së fundi, Tiago Mota i Bolonjës, që njihet si një admirues i tij, e ka përfshirë në obhjektivat e mundshëm të merkatos së verës. Gjithsesi, Bajrami për momentin shijon pushimet, për t’u bërë gati të marrë rolin e protagonistit në futbollin italian. Megjithëse nuk dihet nëse do ta bëjë ende me Sasuolon, apo në një tjetër skuadër italiane gjatë sezonit të ardhshëm.