Bajerni i mbyll derën Ronaldos

Sport

Bajerni i Mynihut i ka mbyllur dyert Cristiano Ronaldos. Klubi bavarez shihej si një alternativë e mirë edhe nga vetë portugezi, i cili përvecse do ti pëlqente të fitonte një titull kampion në një shtet ku nuk ka luajtur më parë do të kishte mundësinë të fitonte edhe Uefa Champions League për herë të 7-të në karrierë, por duket se kalimi i tij në Bavari nuk do të realizohet.

Ka qënë drejtori i përgjithshëm i klubit gjerman i mirënjohur Oliver Kahn ai që haptazi nuk e ka vlerësuar këtë opsion për klubin i tij.

“ Pavarësisht se e konsideroj Ronaldon si një ndër më të mirët e historisë së futbollit, por ai nuk përshtatet me filozofinë e Bajernit” – shumë i qartë në fjalët e tij drejtori i përgjithshëm i “die rotten”.

Sigurisht që në dinamikat e merkatos gjithcka mund të ndodhë, madje dikush mund ti quante taktike fjalët e Oliver Kahn, por për momentin duket se kampionëve të Gjermanisë nuk u intereson të afrojnë në skuadër 37 vjecarin. 5 herë fituesi i “topit të artë” e ka mbylur aventurën me Manchester United pavarësiht se ka edhe një vit kontratë, dhe aktualisht me tërheqjen e Bajernit duket se më pranë është Chelsea.