Beteja e ndezur në distancë midis portierëve të përfaqësueses së Gjermanisë, Manuel Nojer dhe Mark Ter Stegen, ka kulmuar me reagimin kapital të drejtuesve të Bajern Munihut. Presidenti i kampionëve të Gjermanisë, Uli Hoeness, ka paralajmëruar Kombëtaren gjermane që të mos e përzgjedhë Marc-Andre ter Stegenin në vend të Manuel Neuerin, ose përndryshe yjet e Bayernit do ta bojkotojnë ekipin kombëtar. “Si do të reagoni ju nëse Ter Stegen e zëvëndëson Nojerin? Nëse ndodh një gjë e tillë, nuk do të lejojmë asnjë futbollist të luajë për kombëtaren gjermane”, deklaroi Henes. Mirëpo, drejtori teknik i Kombëtares së Gjermanisë, Oliver Bierhoff, tha se nuk është i shqetësuar nga ky kërcënim, pasi që sipas rregullave të FIFA-s, klubi detyrohet t’ua lëshojë lojtarët ekipeve kombëtare. Rregullat janë të qarta, pasi klubi nuk ka të drejtë të bllokojë thirrjet e futbollistëve në kombëtare. Gjithsesi duket se lufta mediatike do të prish atmosferën në kombëtaren e Gjermanisë në prag të përballejve eliminatore për Euro 2020.
Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer, dhe rivali i tij në ekipin kombëtar, Marc-Andre Ter Stegen, u përfshinë në një debat publik gjatë kësaj jave, pasi ylli i Barcelonës shprehu pakënaqësinë e vet që nuk u aktivizua gjatë ndeshjeve të shtatorit të Gjermanisë.
33-vjeçari Neuer iu përgjigj duke thënë se ai po e vendoste veten përpara skuadrës, gjë për të cilën tha se ishte një kritikë e papërshtatshme. Debatin e nxiti sërish presidenti i Bayernit, Hoeness, i cili kritikoi ashpër Ter Stegenin pas fitores 3-0 të Bajernit kundër Crvena Zvezdas në Ligën e Kampionëve. Legjenda bavareze akuzoi një pjesë të mediave gjermane se po e trajtojnë portierin 27-vjeçar të Barcelonës sikur të kishte fituar 17 trofe të Kupës së Botës. Teksa ngulmoi se Neueri është portieri më i mirë nga ata të dy.