Aventura gjermane e ArtiroVidal te Bajerni i Mynihut nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. Pas kritikave të shtypit gjerman, që ka ngritur pikëpytje me tone kritike në lidhje me blerjen e tij për 40 milionë euro, ka ardhur një episod i fundit jo fort i këndshëm, për ish-lojtarin e Juventusit, në sfidën që ai luajti në kampionatin gjerman përballë Bajerit të Leverkusenit, ish-ekipit të tij.
Pep Guardiola është tërbuar pas gabimit të panumërt taktik të mesfushorit, fajtor që nuk kishte mbështetur si duhet mbrojtjen dhe se nuk po propozonte lojën përpara.
Reagimi i trajnerit spanjoll ka qenë nga ato të papërmbajtshmit, siç tregon edhe grafika.Vidal qëndron në një zonë të fushës për të pritur topin, ndërkohë qëGuardiola kërkon të qëndrojë në një tjetër. Kështu, mesfushori duket se po has vështirësi, për t’u ingranuar në lojën e ideuar nga Guardiola për kampionët e Gjermanisë.
Kiliani, gjithsesi është aktivizuar si titullar nga Guardiola, përgjatë të 3 javëve të deritanishme tëBundesligës, duke qëndruar në fushë për 90 minuta. Ndërkohë që ka shënuar edhe golin e parë në Kupën e Gjermanisë ndaj Notingen.