BAJERN – LAZIO, TS1 HD, 21:00

Sport

Tomas Tuchel (Bayern):

“Besoj se e gjithë situata është e qartë. Duhet të fitojmë me dy gola diferencë, për më tepër ndaj një skuadre italiane, gjë që nuk është asnjëherë e lehtë. Presioni është pjesë e lojës në nivelet e larta. Madje mendoj se është edhe i nevojshëm për të bërë gjëra të jashtëzakonshme, vecanërisht në një kompetocion si Champions League. Duhet të fitojmë kundër një skuadre të mirëorganizuar. Kërkohet durim, nuk duhet të humbasim arsyen e të hidhemi plotësisht në sulm. Na duhet një përzierje gjakftohtësie dhe emocionesh. Duhet ta tregojmë që në fillim se synojmë të shënojmë gola”

Të flasësh për tituj nuk i sjell asnjëherë automatikisht titujt. Duhet të stërvitemi sa më mirë dhe të luajmë si duhet kur të zbresim në fushën e lojës. Natyrisht mund të bëjmë shumë më mirë. Ne duam patjetër që stadiumi të jetë plot emocione. Duhet t’i përcjellim këto emocione në tribuna, duke luajtur një ndeshje të mirë.

Lazio? Nuk u surprizuam nga forca e Lacios në takimin e vajtjes. Do na duhet të jemi më agresivë. Duhet të luajmë me më shumë siguri për 90 minuta, ashtu sic bëmë në 10-15 minutat e para në Romë. Duhet të luajmë me përkushtim. Kemi 90 minuta për të reaguar. Ndeshja e fundit e Lacios nuk luan ndonjë rol të madh për mua. Sigurisht që i kemi analizuar kundërshtarët, por duhet ta nisim ndeshjen me kurajo dhe pasion e të vazhdojmë kështu deri në fund.

Mbrojtja? Kemi pasur probleme për një kohë të gjatë, pasi nuk kemi pasur mundësinë që të luajmë me të njëjtët lojtarë. Tre gola të pësuara kundër Leverkusenit ishin shumë. Gjithashtu dhe tre me Bokumin dhe dy me Fraiburgun. Ky është një problem i të gjithë skuadrës, jo vetëm i mbrojtjes. Mua nuk më pëlqen të humbas, mirëpo gjithcka është një mësim për mua dhe futbollistët. Javën e fundit kanë qenë të vështira, por e rëndësishme është që të mësojmë nga to dhe të rritemi. Futbolli për mua është dashuri. Ndihem 100% i përkushtuar dhe kështu do jem deri në ndeshjen e fundit me Bajern”.

 

 

Matajs De LIGt (mbrotjes I Bayern)

“Si për ne, ashtu edhe për Lazio-n është një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne po përjetojmë një periudhë paksa të vështirë, duke qenë se jemi 10 pikë prapa Bayer Leverkusen-it në renditjen e kampionatit, kështu që është një ndeshje shumë e rëndësishme në të gjithë këndvështrimet. Bayern Munich është një nga skuadrat më të forta në botë, është pothuajse e detyrueshme për të arritur në çerekfinale. Përsëris, është një ndeshje shumë e rëndësishme, që them se do të na jepte energji për të fituar sërish në ndeshjet e mëtejshme që kanë mbetur deri në fund të sezonit. Le të shpresojmë që sonte të jetë një ndeshje e interpretuar mirë nga ana jonë dhe në fund, të marrim atë që duam.

Sa i takon planit personal, kam mësuar shumë nga Sarri gjatë periudhës kur isha te Juvetusi. Më vjen mirë që do të takohem sërish me të, kësaj radhe si kundërshtar. Duhet të bëjmë kujdes edhe nga një sulmues i fortë si Imobikle. Serie A është një kampionat shumë i fortë, por di të them se ndihem shumë i lumtur këtu. Unë kam ende 3 vjet në kontratën time pas kësaj vere. Për momentin, të ardhmen e shoh këtu, por se cfarë do të ndodhë më vonë, mbetet të shihet…”.

 

Mauricio Sarri (trajner I Lacio):

“Kualifikimi nuk do të jetë aspak i lehtë. Njjë rrugë e thjeshtë për të arritur objektivin tonë, është e pamendueshme. Të gjithë e dimë se Bajerni ka cilësi të jashtëzakonshme e vecanërisht, lehtësi të madhe në gjetjen e golit. Kështu që do të duhet të luftojmë shumë në fazën e mbrojtjes, por gjithashtu do të duhet të kemi guximin të përpiqemi të dalim përpara dhe ta dëmtojmë kundërshtarin. Nuk duhet të mjaftohemi vetëm që të mbrohemi përgjatë të gjithë ndeshjes, sepse në këtë rast e shoh tepër të vështirë.

Unë nuk kam emocione të mëdha. Duhet të arrijmë gjithcka, vetëm me guxim dhe vendosmëri. E theksoj që ndeshja do të jetë shumë e vështirë dhe për këtë jemi të vetëdijshëm. Kjo duhet të na japë një frymë sakrifice dhe aftësinë për të vuajtur. Në futboll gjithçka është e mundur. Nuk duhet të jemi emocional, por të egërsuar në fushën e lojës. Për t’u bërë gjithmonë konkurrues duhet të ndjekësh një rrugë. Në periudhën e fundit kam pasur ndjesi pozitive, kemi të njëjtat defekte, nmirëpo unëvazhdoj të shoh gjëra pozitive. Kam ndjesinë se diçka ka ndryshuar në grup.

Duhet të tregohemi sa më te guximshëm dhe te vendosur. Duhet të përpiqemi të lëndojmë Bajernin, pasi të mendojmë të qëndrojmë 100 minuta të mbyllur për t’u mbrojtur, sipas meje do të jetë tepër e vështirë. Falënderoj tifozët që na kanë ardhur për të na mbështetur. Shpresoj t’i bëj ata të ndihen dhe të shkojnë në shtëpi më pak të zemëruar sesa të premten.

 

Ciro Immobile (kpiten I Lazio):

“Kemi bërë një rrugëtim të kënaqshëm në Champions League dhe jemi të gëzuar për këtë, edhe sepse Lazio nuk është një ekip që merr pjesë gjithmonë në këtë kompeticion. Ndihemi krenarë dhe duam të bëjmë mirë. A e ndjejmë presionin? Them se një ndeshje e tillë nuk duhet të jetë kurrë një pengesë, por duhet t’ju japë energji dhe dëshirë për të fituar, për të qëndruar në nivelet më të larta. Që kur kam ardhur tek Lacio kam përjtuar momente të mira dhe të këqija, me ulje-ngritje, duke shënuar gola apo duke qendruar shpesh në pankinë. Por të gjitha më kanë vlejtur për t’u bërë ky që jam sot. E kam rinovuar kontratën me këtë klub për 4 herë. Dhe tani ne po luajmë për të kaluar në cerekfinalen e Champions League. Besoj se është një hap i madh i hedhur përpara, si për mua në planin personal, ashtu edhe për klubin e Lacios.

“Unë gjithmonë e krahasoj veten me të më të mirët dhe Kane është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Përgjatë viteve jam ndeshur me shumë sulmuesë, prej të cilëve kam tentuar të “rrëmbej” dicka, si në termat e teknikës, edhe në mentalitet. Kane’ do të kërkojë të tregojë edhe një herë se cfarë është në gjendje të bëjë. Por mbrojtësit tanë mendoj se do të kujdesen që ai të mos shënojë. Të paktën, do të përpiqen”.