THOMAS TUCHEL (trajner i Bajern):
“Pres një ndeshje jashtëzakonisht intensive dhe mjaft e vështirë. Në disa aspekte Galatasaray më kujton atë Atalantën që mori pjesë në Champions disa vite më parë. Sot na duhet saktësi dhe lëvizshmëri kur jemi në zotërim të topit. Por mbi të gjitha është e domosdoshme të jemi të organizuar mirë. Gjithashtu duhet të jemi në gjendje të përsërisim atë zhdërvjelltësi sulmuese, që arritëm të kishim gjatë ndeshjes së fundjavës kundër Borusias së Dortmundit. Gallatasaraji na krijoi shumë probleme në ndeshjen e parë, prandaj mund të them se kemi marrë mësime nga ajo që ndodhi. Kundërshtarët tanë janë mjaft të fortë, edhe sepse luajnë me intensitet dhe mjaft kurajë. Vrapojnë shumë, prandaj ne mbi të gjitha duhet të përgatitemi për një presion të lartë.
Më bëhet qejfi për rikthimin e Manuel Neuer, pas dhjetë muajsh qëndrimi jashtë fushave për shkak dëmtimi. Manuel është duke bërë një paraqitje shumë të mirë, madje jashtëzakonisht të mirë. Nuk e dinim se si do të kthehej pas kaq shumë kohësh, por deri tani është përgjigjur pozitivisht. Thjesht ka disa probleme të vogla pas ndeshjeve, por për këtë takim do të jetë në fushë. Ai po bën hapa të pabesueshëm përpara dhe jam i bindur që do të kthehet po aq i fortë sa ishte më parë. Disa opinionistë të caktuar thotë se skuadra nuk ka bërë progres dhe ka marrëdhënie të këqija me trajnerin. Unë si teknik i Bajernit mendoj se ekipi është në rrugën e duhur. Për të tjerat, më mirë pyesni ekspertët, që mund të thonë çfarë të duan… Unë nuk dua të hyj në këtë diskutim, pasi për vete jam i kënaqur me atë që po bën skuadra ime”.
MANUEL NEUER (portier i Bayern):
“Ndihem i lumtur që jam kthyer dhe më vjen mirë që gjërat deri tani po shkojnë si duhet nëpër ndeshje. Sigurisht që trupi ka nevojë për pak kohë që të reagojë pas ndeshjeve, por kjo do të thoja se është dicka normale. Mezi pres që të luaj sërish nëpër sfidat e Champions League. Do të përballemi me një skuadër jo të lehtë, sic është Gallatasaraji, që në disa raste na vendosi në vështirësi edhe në takimin e parë. Megjithëse ne fituam 3-1. Për më tepër, kundërshtarët tanë kanë një sulmues si Icardi, që mbetet mjaft i paparashikueshëm. Ai mendoj se ka dicka më shumë se të tjerët dhe është tepër i rrezikshëm në zonën e rreptësisë. Me kalimin e viteve është bërë edhe më i fortë. Gjithsesi e di se ku duhet ta kem kujdes. Besoj shumë tek paraqitja e mirë e të gjithë skuadrës, përderisa kërkojmë të kalojmë në turin tjetër”.
OKAN BURUK (trajner i Gallatasaraj):
“Duam të jemi ndër dy skuadrat e para të grupit. Ekipet turke kanë avancuar përtej fazës së grupeve vetëm pesë herë në Champions League dhe në tre herë, këtë e ka bërë Gallatasaray. Duam ta përsërisim edhe një herë. Ky është objektivi ynë, ndonëse e dimë që sot përballë do të kemi ekip të fortë. Sulmuesit e tyre janë shumë të shpejtë dhe mund të arrijnë shumë shpejt në portën kundërshtare. Janë një skuadër qe zotëron si lojën në tranzicion, ashtu edhe lojën pozicionale. Na pret vërtet një sfidë shumë e vështirë. Muslera? Ai ishte në fushë me ne në stërvitje dhe asgjë negative nuk ndodhi. Të gjithë lojtarët duan të luajnë dhe të kontribuojnë për ekipin. Ndonjëherë, ata bëjnë edhe sakrifica. Kjo është shumë e rëndësishme për një ekip. Sa i takon humbjes 1-3 ndaj Bajernit në Stamboll, kemi bërë bashkë me lojtarët analizën e asaj ndeshjeje. Ajo që ishte e qartë është ndryshimi midis pjesës së parë dhe të dytës. Në fakt dicka të tillë e kemi vërejtur në shumë ndeshje këtë vit. Kishim shpresa të mëdha për të shënuar në atë ndeshje me Bayernin. Nëse do të kalonim në avantazh në fillim të pjesës së dytë, atëherë gjithcka mund të ishte ndryshe. Pasi pësuam golin e dytë, nuk mund të reagonim më dhe u dëmtuam psikologjikisht. Përpara dy javësh tifozët ishin të mrekullueshëm. Ata krijuan një atmosferë të pabesueshme në stadiumin tonë. Mendoj se do të jetë një sfidë që të gjithë do ta kujtojmë për shumë vite në të ardhmen, sa i takon tifozëve, atmosferës në stadium dhe lojës së zhvilluar. Unë isha këtu në Gjermani si lojtar i Gallatasarajit gjatë viteve 2000 për të luajtur në stadiumin Olimpik. Atëherë kishte shumë tifozë. Shpresoj që edhe këtë radhë do të ketë sërish shumë turq. Me mbështetjen e tyre do të përpiqemi të bëjmë më të mirën në fushë, duke i shpërblyer ata”.
BARIS ALPER YLMAZ (lojtar i Galllatasaraj):
“Do të jetë tepër e rëndësishme kjo përballje për të dyja skuadrat. Do të thoja se luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në botë. Luajtëm mirë në takimin e parë, por nuk kapitalizuam dot atë që krijuam. Shpresoj të përsërisim të njëjtën paraqitje në fushë edhe në këtë përplasje të radhës. Gallatasaraji e ka në ADN-në e vet suksesin në Europë, kështu që duhet të vazhdojmë me të njëjtën mendi. Uroj që të kenaqim tifozët, duke fituar. Sa i takon planit personal, e shoh cdo ndeshje në mënyra të ndryshme. Në paraqitjet e mia ka ulje-ngrijte. Këtë e shoh thjesht si një proces që duhet të kaloj, për të mbërritur në nivelin më të mirë. Dua thjesht të jem i vlefshëm për trajnerin dhe skuadrën time, duke qenë i gatshëm të luaj në disa pozicione. Kështu jam më i dobishëm dhe dicka e tillë më kënaq dhe më lumturon shumë”