BAJER LEVERKUSEN – MILAN, TS2 HD, 21:00.

Sport

 

Xabi Alonso, trajner I Leverkusen:                        

“Do të përballemi me një ekip të madh, me cilësi individuale. Milani është historia e Champions League…Prandaj do të kemi nevojë për paraqitjen tonë më të mirë, por jemi gati. Nuk kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitur, por mirë është edhe kështu. Natyrisht kemi një plan loje, pastaj në 95 minuta çdo gjë mund të ndodhë. Ne e dimë stilin tonë të lojës dhe nuk pres një ndeshje si ajo kundër Bayernit të Mynihut. Të luash kundër skuadrave italiane është gjithmonë e vështirë, do të duhet durim i madh me posedimin i topit, sepse ata janë gjithmonë të gatshëm të mbrojnë ulët, por në të njëjtën kohë mbrojnë mirë. Stili i Paulo Fonseca-s është i qartë, ata kanë një ide dhe modul të përcaktuar. ne duam të jemi protagonistë, jemi gati.

Duhet të jemi gjithmonë të përqendruar. Nuk duam t’i lëmë të dominojnë ndeshjen, ata janë të mirë në kundërsulme. Në ndeshjen e fundit shënuan 3 gola në 5 minuta… Ky është Milani, që zotëron shpejtësi dhe cilësi. Por në Ligën e Kampionëve të gjithë kundërshtarët janë të një niveli të lartë. Kuqezinjtë janë një skuadër që unë i ndjek me vëmendje që nga koha e Sakit, apo Capellos.

Morata? Një lojtar i madh. Ai është shumë i pjekur tani, është kapiten i kombëtares së tij, ka grumbulluar përvojë, është konkurrues dhe inteligjent. Shpresoj që nesër të mos ketë ditën e tij më të mirë. Po ashtu edhe Pulisic është në formë shumë të mire dhe ka një ndikim shumë të fortë në ekip. Por nuk mund të fokusohemi vetëm tek ai, pasi Milani ka shumë cilësi individuale në tërësi”

Jonathan Tah, mbrojtësi i Leverkusenit               

“Është gjithmonë një sfidë interesante dhe e bukur të luash në Ligën e Kampionëve, ndaj çdo kundërshtari. Të gjithëve do të na kërkohet të luajmë në një nivel të lartë. Ky klub ka pësuar një zhvillim të madh që nga ndeshja e fundit e Champions League këtu. Dhe natyrisht që kjo ka një ndikim te ekipi, sigurisht që ne jemi shumë mirënjohës që mund të konkurrojmë në nivelin më të lartë të mundshëm të futbollit për klube. Aq më tepër ndaj një skuadre si Milani, që ka bërë historinë në këtë kompeticion. Do të zbresim në fushën e lojës, për të marrë atë që duam nga kjo ndeshje mjaft e rëndësishme për ecurinë tonë të mëtejshme. Jemi gati për të dhënë më të mirën tonë, njësoj sic bëmë edhe ndaj Fejenordit, ndeshjë që na ka dhënë besim në forcat tona. Formula e re e Champions League? Është e gjitha e re për ne lojtarët. E kuptojmë se çdo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe mund të jetë themelore. Si gjithmonë, ne do të mendojmë për një ndeshje javë pas jave, duke synuar për të fituar.

Fonseka, trajner i Milan                    

“Skuadra tani ka më shumë besim dhe kjo është normale pas dy fitoreve. Megjithatë do të jetë një sfidë krejt ndryshe. Mendoj se do të jetë një lojë e të njëjtit nivel me atë kundër Liverpool-it. Leverkusen është një ekip shumë i fortë dhe që luan mirë në shtëpi.

Kanë një identitet të qartë loje. Por nëse duam të fitojmë, atëherë duhet të bëjmë një ndeshje perfekte. Leverkusen është një ekip që punon shumë mirë si një trup i vetëm. Mbrohen në bllok dhe janë shumë kompaktë. Është e vështirë të thuash se cilat janë dobësitë e tyre, sepse në përgjithësi janë një ekip shumë i fortë. Kjo përballje është një stimul për ne,  pasi do të përballemi me një ekip që mbylli kampionatin e kaluar pa asnjë humbje. Për më tepër, atmosfera në stadium është e mrekullueshme. Do të jetë plot me tifozë. Ne i kemi të gjitha mundësitë për të bërë një paraqitje vërtet të mirë. Duhet të tregojmë se jemi një ekip që mund ta konkurrojmë Leverkusen-in.”,

“Nga ana jonë duhet t’i japim vazhdimësi asaj që kemi bërë, nga pikëpamja mbrojtëse skuadra është rritur dhe do të jetë një test i mire. E theksoj se për të mundur Leverkusenin, ne do të duhet të luajmë një ndeshje perfekte në mbrojtje. Morata? Ai bëri përpjekje të madhe për të luajtur ndeshjen e fundit. Ai është në dyshim dhe do të duhet ta menaxhojmë. Të shohim si do të jetë para sfidës, pasi nuk duam të rrezikojmë”.

 

Leao, kapiten i Milan:                       

“Suksesi është pjesë këtij klubi. Tifozët gjithmonë duan të fitojnë dhe ne po ashtu. Jemi të qetë, ambienti është i bukur. Padyshim që fitorja në derbi na dha shumë besim. Ne duam të ruajmë këtë nivel, të vazhdojmë të fitojmë. E nesërmja është thelbësore, ne duam një fitore në Ligën e Kampionëve: ndeshjet janë të vështira, por ne jemi Milan dhe duam të fitojmë. Padyshim që fitorja në derbi na dha shumë besim. Ne duam të ruajmë këtë nivel, të vazhdojmë të njëjtat rezultate.

Në Ligën e Kampionëve, ndeshjet janë të vështira, por ne jemi Milan dhe duam të fitojmë. Morata dhe Abrahami luftojnë dhe nuk ndalen kurrë, nuk bëj dot pa punën e tyre. Ata janë të fortë në sulm dhe me lojën pa top edhe në mbrojtje. Të gjithë janë të kënaqur me ata.  Unë, jam një lider ndryshe, nuk flas shumë sepse personaliteti im është i tillë. Kam përvojë këtu, në një klub si Milani. Kur je kapiten, ndoshta flet pak më shumë para ndeshjes, por forca ime është të përgjigjem me cilësitë e mia në fushën e gjelbërt”.