B.DORTMUND – CHELSEA, TS1 HD, 21:00 Edin Terzić (trajner i Dortmundit):

Sport

“Na nevojitet minimumi një fitore në dy ndeshjet që na presin, për të avancuar në turin tjetër. Sigurisht do të jetë paksa më e lehtë që këtë ta arrijmë në shtëpi, me euforinë e 80 mijë tifozëve. Mund të ndiej tensionin tek gjithsecili, që është i përfshirë në këtë sfidë… Nuk është e lehtë të analizosh të gjithë atë që ka ndodhur në merkaton e janarit. Chelsea largoi lojtarë, por edhe afroi shumë me shpenzime marramendëse. Nuk e dimë se me cfarë formacioni do të luajnë këtu në Dortmund. Por si gjithmonë, ne do të përqendrohemi tek vetvetja. Jemi përgatitur për gjithcka. Me siguri mund të them se do të jetë një ndeshje e madhe, mes dy skuadrave që do të kërkojnë me të gjitha mundësitë për të dalë mbi njëra-tjetrën.

Sa i takon kundërshtarëve nuk mund të mohohet se kanë një skuadër të mbushur me lojtarë cilësorë, ku do të veçoja blerjen më të shtrenjtë në Angli, Enzo Fernandez, pa harruar as Mydrik që ka treguar vlerat e tij me Shakhtar. Padyshim që nuk do të jetë e lehtë, ndaj një skaudre që qendron në majat e futbollit evropian. Nuk po shkojnë mirë së fundi në kampionat, por në një kompeticion si Champions League, nuk ka rëndësi ajo që ke bërë në të kaluarën. Gjithcka rinis nga këtu… Graham Potter? E kam njohur që kur kemi bërë kursin e trajnimit sëbashku në Angli. Nuk e kisha menduar se brenda pak vitesh do të na jepej mundësia për t’u ndeshur në një skenë, si ajo e Champions League. Di të them se e Graham ka një personalitet mbresëlënës dhe është një trajner me cilësi të mëdha”.