Aymeric Laporte është gati të transferohet tek Real Madrid në merkaton e Janarit. Diçka të tillë, e ka konfirmuar vetë lojtari në një deklaratë të tij të fundit mediatike, kur është pyetur rreth një teme të tillë. Los Blancos po kalojnë një periudhë të vështirë, qoftë në aspektin e rezultateve në fushën e lojës, qoftë edhe me gjendjen fizike të lojatërve, ku një sërë mbrojtësish janë dëmtuar rëndë. Dani Cravajal dhe Eder Militao kanë këputur secili ligamentin e gjurit, çka do të thotë se ata nuk do të kthehen më në fushë këtë sezon futbollistik. në kushte si këto, kampionët në fuqi të Europës, parashikohet të ndërhyjnë pashmangshmërisht në merkaton e Janarit për të përforcuar prapavijën, në të kundërt, mund të kenë shumë telashe në vijimësi të edicionit. Laporte është pikërisht një prej emrave që është lakuar nga mediat e huaja, si një mundësi për t’u bërë pjesë e los Blancos. Për këtë gjë, ka folur vetë lojtari, i cili është shprehur i gatshëm të largohet nga Arabia Saudite, atje ku luan me Al Nassr që prej verës së 2023-shit dhe të transferohet në Santiago Bernabeu. “Real Madrid? tingëllon bukur. Do ta prisja me kënaqësi një telefonate prej tyre. Skuadra si Real Madrid, natyrisht që nuk mund të refuzohen”, është ka thënë 30 vjeçari, i cili me klubin saudit, është i lidhur deri në vitin 2026-të. Mbetet për t’u parë nëse Reali do të tregojë një interes konkret mbi Laporte, apo do të përqendrohet në një tjetër drejtim.