Avdijaj vazhdon të shkëlqejë në Holandë

Sport

Donis Avdijaj
Dionis Avdijaj ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës për skuadrën e Villem II, në ndeshjen e barazuar 2-2 përballë Bredas, sfidë e vlefshme për javën e 9-të të Eredivise në Holandë. Megjithëse takimi përfundoi pa fitues, kosovari ia doli të regjistrojë emrin e tij në listën e golashënuesve. Vilem e pa veten në disavantazh që në fillim te ndeshjes, por gjeti forca që të barzojë e më pas edhe të shënojë golin e përmbysjes, pikërisht me autor Avdijaj.

avdijaj

Fatkeqësisht, në fund NAC Breda e barazoi rezultatin. Gjithsesi, në planin personal, 22-vjeçari i Kombëtares kosovare vijon të lërë përshtypje pozitive. Gjatë këtij kampionati, ai ka shënuar 4 gola në 9 paraqitje, me skuadrën holandeze. Gjithashtu, edhe një tjetër lojtar i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala, gjatë fundjavës rezultoi vendimtar për skuadrën e tij në Norvegji, Start, që i ka dhuruar tri pikë të arta nga transferta ndaj Tromso. Start triumfoi me rezultat të ngushtë 1-2, falë një goli të shënuar me një skemë të veçantë pikërisht prej Shalës. Ky ishte goli i katërt për lojtarin kosovar, gjatë këtij edicioni në elitën e futbollit norvegjez.