Donis Avdijaj shihej si një ndër talentet më të mëdha të futbollit mes trojeve shqiptare. Megjithëse në një farë momenti, sidomos prej prishjes me trajnerin e Schalke 04, 22-vjeçari filloi të vuajë disi, për gjetjen e një klubi të përshtatshëm. Tashmë, ai duket se ka gjetur veten me ëillem II, klubin holandez të ligës së parë. E falë paraqitjeve të tij, ka rritur të rikthehet në vëmendjen e opinionin sportiv. Madje, sipas “Bild”, tashmë për Avdijajn kanë interesim 4 klube të tjera të ligës së parë në Holandë. E bëhet fjalë për klube jo të vegjël. Krahas Ajax, janë edhe Feyenoord Rotterdam, PSV Eindhoven dhe AZ Alkmaar.
Duket sikur, pas disa viteve plot vuajtje, për djaloshin e Kombëtares kosovare po vijnë ditë më të mira. Kontrata e Avdijajt me klubin e Vilem III përfundon gjatë verës së vitit tjetër. E deri atëherë, klubet që janë në garë do të bëjnë ç’mos për ta marrë. Aq më tepër duket ditur edhe që mund të kërkojnë ta sigurojnë në avancë, duke ditur që kontrata e tij mund të prishet që në janar duke paguar gjysmë milionë euro. Gjatë këtij sezoni, në 7 ndeshje, Avidjaj ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist, duke treguar se është në formë të shkëlqyer në radhët e Vilem II. E me shumë mundësi, vazhdimi i qendrimit në futbollin holandez mund ta ndihmojë për t’u rritur akoma më shumë.