Australia dhe Danimarka ndajnë nga një pikë, merr fund rekordi i Schmeichel

Sport

kasper
Australia dhe Danimarka u ndalën në barazim 1-1 në sfidën e dytë të vlefshme për Grupin C. Ishte një lojë fantastike nga të dyja skuadrat, të cilat kërkuan fitoren deri në fund, por u kënaqën me vetëm 1 pikë. Si fillim sfida u zhbllokua në minutën e 7-të me një super-aksion të danezëve. Christian Eriksen realizoi me të majtën në hyrje të zonës duke i dhënë entuziazmin të tijëve. Por pas pësimit të golit, skuadra e drejtuar nga Bert Van Marwijk, reagoi mirë. Dalë-ngadalë e mori veten dhe propozoi një lojë sulmuese përpara. Në fakt pikërisht prej një dinamike ofensive rrodhi edhe goli i barazimit. Ishte një prekje me dorë e sulmuesit Poulsen që u pa vetëm falë ndërhyrjes së sistemit VAR, ajo që i dha mundësinë kapitenit Jedinak që të barazonte shifrat.

jedinak

Ky ishte goli i katërt me penallti i një totali prej 13 realizimesh në historinë australiane të futbollit në kupat e botës. Duke e dërguar topin në rrjetë, Jedinak ia ndali në 571 minuta rekordin e paprekshmërisë së portës për Kasper Schmeichel. Me rezultatin 1-1 të dyja skuadrat luajtën me kujdes, por gjithmonë me synimin për të arritur fitoren. Dy ndryshime nga njëra anë dhe tre nga ana tjetër, por asgjë nuk i ndryshoi dot rezultatit. Danimarka dhe Australia ndanë nga 1 pikë. Danezët luajnë takimin tjetër kundër Francës, ndërsa Australia me Perunë. Më të favorizuar duken danezët, pasi u mjafton edhe barazimi për të siguruar vendin e dytë.