Vetëm para pak ditësh, Paris Sënzhërmen prezantoi blerjen e re, Hese Rodriguez nga Reali i Madridit. Por ishtë e dashura e sulmuesit spanjoll, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, gjatë pozave para fotografëve.
Ajo quhet Aurah Ruiz dhe është një ish-konkurrente e “reality-shoë”-t, Mujeres y Hombres. Ka pak më shumë se një muaj që Jese dhe bukuroshja me forma shpërthyese kanë bërë publike marrëdhënien e tyre, me një udhëtim të nxehtë në Maldive. Megjithatë mësohet se e frekuentojnë njëri-tjetrin që prej fillimit të këtij viti.
Aurah është bërë e famshme edhe për ngjashmërinë e afërt me Kim Kardashian, të paktën sa I takon formave trupore. Ndërkohë që tashmë, nga një prej bukurosheve të shumta të kryeqytetit spanjoll, Madridit, është shndërruar në një epiqendër të vëmendjes në një tjetër metropol, si Parisi.