Atletikë, Echevarria ´fluturon´ në kërcim së gjati, por i anulohet rekordi

Sport

Echevarrias

Në Stokholm në Suedisë aktualisht po mbahet një nga eventet më të rëndësishmë të atletikës, siç është “Diamond League”. Që në ditën e parë të këtij kompeticioni u panë surpriza, teksa në garën e kërcimit së larti, Juan Miguel Echevarria performoi një kërcim të jashtëzakonshëm prej 8.83 metrash, duke mahnitur të gjithë të pranishmit dhe gjyqtarët. Atleti kubanez, vetëm 19 vjeç, kishte treguar shenja prej një kampioni që në ndalesën e “Diamond League” në Romë, ku në fakt u mposht vetëm nga kampioni i botës në këtë disiplinë, Luvo Manyonga.
Kërcimi i Echevarrias ishte padyshim një rekord botëror, të paktën kështu u besua nga të gjithë, deri në momentin që gjyqtarët deklaruan pas garës se ai ishte ndihmuar edhe nga era. Në momentin që atleti performoi kërcimin e tij, era kishte shpejtësinë 2.1m/s , vetëm 0.1 më shumë se norma e lejuar, që do ta shënonte Echevarrian si rekordmenin me të ri të garës së kërcimit së larti. Megjithatë, 19-vjeçari nuk ndihet i zhgënjyer, pasi kërkon që diçka të tillë ta përsërisë në “Lojërat Olimpike” në Tokio në vitin 2020.