Atletikë – Bolt triumfon edhe në 200 metra

Sport

1440685595bolt
Katër ditë pasi triumfoi në garën e 100 metrave, Usain Bolt fiton edhe në 200 metra, duke rezultuar kampion në këtë kategori për të katërtin vit radhazi. Në kampionatin botëror të atletikës që zhvillohet në Pekin, 29-vjecari e mbylli garën e 200 metrave, i pari duke fiksuar kohën 19 sekonda e 55 të qindat. Ajo çka duhet theksuar ishte nisja, ku shtatlarti u tregua tejet i paparashikueshëm, pasi përgjatë gjithë sezonit kishte treguar një formë të keqe në start, për arsye lëndimesh duke e zbritur kohën vetëm një herë poshtë 20 sekondave. Sërish vend i dytë për 33-vjecarin Gatlin i cili edhe pse ishte në një formë të mirë, nuk mundi të fitonte përballë atij që po rezulton si më i shpejti i botës.
Gatlin, që më parë ka rezultuar dy herë pozitiv në testet antidoping dhe ka vuajtur një penalizim 4-vjeçar, në qershor të këtij viti kishte regjistruar kohën më të shpejtë të sezonit me 19 sekonda e 57 të qindat, ndërkohë që në këtë garë nuk arriti të përmirësonte as kohën e tij, duke e mbyllur me 19 sekonda e 74 të qindat.
Për Usain Bolt, kjo është medalja e 10-të e artë në një kampionat botëror të atletikës, që nëse llogariten edhe ato të fituara në Lojërat Olimpike dhe kampionatet e moshave, kap një total prej 20 medaljesh të arta, deri më tani asnjë atlet nuk ka rezultuar më i suksesshëm sesa ai, i cili mban emrin në 2 rekorde botërore.