Atletico – Real Madrid, lexoni deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

Atletico Real Madrid

Diego Simeone, trajner i Atleticos së Madridit: Përballë Realit të Madridit nuk e kam të nevojshme t’i motivoj lojtarët, nëse do të kish qenë kështu atëherë do të isha larguar me kohë nga ky klub, pasi kjo s’është një ndeshje si të tjerat. Eshtë kundër një rivali madhor, një rival që na ka mundur 3-0 dhe që na ka mundur në dy finale, një me penallti dhe një tjetër në minutën e 93-të. Ndaj në këtë ndeshje s’do të ndryshojmë gjë. Besojmë te aftësitë tona dhe e dimë se ç’jemi të aftë të bëjmë. Do mundohemi të arrijmë dicka që është e vështirë, por për të nuk do të heqim dorë deri në vërshëllimën e fundit.
Gabi, kapiten i Atleticos së Madridit: Në atë fitore 4-0 që arritëm dy vite më parë në La Liga, shënuam dy gola që në fillim, atyre u desht të prishnin rreshtimet dhe kështu shënuam dy të tjerë, por kjo përballje duhet thënë se është ndryshe. Sidoqoftë ne do japim gjithcka në fushë, pasi do mundohemi t’i përmbysim gjërat. Do kemi tifozët përkrah dhe atyre duhet t’u tregojmë se cfarë domethënie ka kjo për ne në fushë.
Zinedine Zidane, trajner i Realit të Madridit: Atletico do mundohet të na ndalojë të bëjmë lojën tonë, ky është stili i tyre. Kurse ne do të përpiqemi të vazhdojmë e të aplikojmë atë lojë që na ka sjellë deri këtu. Në këtë këndvështrim them se asgjë s’do ndryshojë. Aktualisht jemi në fund të sezonit ku gjithçka është në fije të perit dhe ky klub i adhuron këto lloj situatash. Çdo ndeshje tanimë është një finale dhe kjo me Atleticon ka për të qenë padiskutim një e tillë. Historia na ndihmon shpesh në përgatitjet e ndeshjeve të tilla. Të gjithë, si ne ashtu edhe tifozët e dimë që Reali është një klub i madh, por sërish na duhet ta tregojmë në fushë.
Sergio Ramos, kapiten i Realit të Madridit: S’është hera e parë që luajmë në Calderon. Tifozët e tyre vetëm brohorasin, por sa më tepër që e bëjnë këtë gjë, aq më shumë na motivon, kjo pasi jemi tejet të zotë t’i bëjmë ballë presionit, plus, sidoqoftë atmosfera në fushë mbetemi dy skuadra, 11 kundër 11.