Simeone, trajner i Atleticos:
“Kemi tre pikë të rëndësishme në dispozicion, por një rival i fortë qëndron në rrugën tonë. Më pëlqen mënyra e tyre e lojës – shumë lëvizje dhe ndryshime të pozicioneve. Do të thoja se është një sfidë e madhe për mua dhe për Luis Enrique. Besoj se kemi mentalitetin e duhur për këtë sfidë. Përgjegjësia për të luajtur lojëra të shkëlqyera është diçka në ADN-në e lojtarëve tanë.
Natyrisht, PSG do t’i bëjë gjërat shumë të vështira për ne, me presionin dhe tempin e lartë. Ne do të duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer. Kemi nevojë për të siguruar pikë pas dy humbjesh. E natyrisht që çdo ndeshje është e rëndësishme. Nuk e di sesa do të duhet të kalojmë, për të arritur në vendet e kreut të renditjes, por ne jemi në një pozitë tepër delikate dhe do të duhet të luftojmë deri në fund.
Dua të them dy fjalë edhe për Antoine Griezmann që arriti në 400 paraqitje me klubin muajin e kaluar… Unë ndjej vetëm mirënjohje ndaj tij. Unë e kam futur atë në gjirin e ekipit, mbi 400 herë me këtë klub, gjë që padyshim tregon talentin dhe klasin e tij.”
De Paul, lojtar i Atletico Madrid:
“Këto ndeshje janë të jashtëzakonshme. Dy skuadra që janë ndër më të mirat në botë do të përballen kokë më kokë. Me forcat tona tona, shpresoj se mund të marrim diçka pozitive. Do të jetë një shfaqje e shkëlqyer. Të dy, Antoine Griezmann dhe Thomas Lemar i dinë cilësitë e Parisit dhe ne kemi biseduar me ta. Të gjithë e dimë se sa të fortë janë, por ne gjithashtu kemi një ekip të madh dhe besojmë ne mund t’i lëndojmë ata.Pablo Barrios po bën shumë mirë, ai është një lojtar i madh dhe ne kemi shumë besim tek ai. Ai e di se çfarë do të thotë të veshësh këtë fanelë, sepse është rritur në klubin tonë. Është e pabesueshme që klubi vazhdon për të prodhuar lojtarë të këtij niveli”.
Luis Enrique, trajneri i Parisit:
“E njoh shumë mirë Diego Simeone, si ish-lojtar dhe tani si trajner. Unë e kam admiruar punën e tij te Atletiko për shumë vite, kjo dëshmon talentin e tij të madh, por edhe faktin që është një profesionist i vërtetë. Në të kaluarën, në 2011-n, isha pranë Atleticos, poria kisha dhënë fjalën një klubi tjetër, Romës. Atletico ishte me fat që gjetën Simeone, sepse ai ndoshta nuk do të kishte të njëjtën energji nëse do të kishte ardhur më vonë. Ata kanë gjetur te Simeone trajnerin më të mirë që mund të kishin pasur ndonjëherë dhe ai e ka demonstruar këtë vitet e fundit. Kështu që tifozët e Atléticos ishin me fat.
Sa i takon skuadrës tonë mendoj se çdo lojtar duhet të kontribuojë për ekipin. Ne duhet të arrijmë objektivat tona si kolektiv dhe të mos varemi nga ndonjë lojtar i veçantë. Atletiko është një nga ekipet më të vështira për t’u luajtur, me një histori të madhe në Evropë. Antoine Griezmann? Ai mund të luajë në pozicione të ndryshme, duke i shërbyer gjithmonë skuadrës dhe duke fiksuar statistika mbresëlënëse. Ai është jetik për ta dhe ne do të duhet ta kemi kujdes, duke e ruajtur pse jo, nga afër”.
Uillian Pacho, lojtar I PSG:
“Vetëbesimi im rritet me çdo seancë stërvitore. Unë përparoj duke dëgjuar këshillat që më jepen. Gjithashtu po kërkoj të përmirësoj aftësinë time për të shënuar nga grupet. Gjithmonë duhet të kesh besim te ekipi. Sonbte besojmë se mund të marrim tre pikë falë punës sonë të palodhur. Synimi im është të performojmë sa më mirë dhe të përpiqem të fitojmë sa më shumë ndeshje. Unë jam gati të jap gjithcka nga vetja për këtë skuadër dhe do ta bëj gjithmonë. Na pret një përballje mjaft e vështirë kundër Atleticos së Madridit”.