“Skuadra që sonte do të kemi përballë është një skuadër që meriton respekt maksimal për atë se çfarë prodhon në fushën e lojës. Feyenoord duhet vlerësuar për agresivitetin që tregon ndaj kundërshtarit dhe një gjë e tillë vjen nga filozofia e trajnerit të tyre. Për këtë arsye, duhet të tregohemi të vëmendshëm gjatë gjithë 90 minutëshit dhe të shfrytëzojmë në maksimum mundësitë që do të ndërtojmë. Duhet të kemi besim në lojën tonë.
Uroj që këtë mbrëmje të jemi në formë të mirë dhe të vazhdojmë me ecurinë e javëve të fundit. Lojtarët janë gati për të dhënë maksimumin dhe për të luftuar deri në sekondën e fundit. Këtë sezon të Champions League e kemi nisur me barazim dhe sonte trepikëshi është një detyrim për ne. Nuk duhet të mendojmë për shumë larg, por e rëndësishme është t’i marrim ndeshjet me radhë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të jemi më të përqendruar.
Duhet të tregojmë kujdes në prapavijë. Në sezonin e kaluar, u eliminuam, pikërisht për golat e pësuar në prapavijë, të cilët erdhën edhe si pasojë e disa gabimeve që nuk duhet të ndodhnin. Megjithatë, unë do të thoja të njëjtën gjë edhe për aspektin sulmues. Përveç mbrojtjes, kur situata është e ndërlikuar edhe në sulm, atëherë sigurisht që niveli i vështirësisë do të rritet. Kështu që është e rëndësishme të mësojmë nga gabimet dhe të punojmë për t’u përmirësuar në pikat tona të dobëta.”