Atletico Madrid, prezantohet Kalinic flet për skuadrën dhe për arsyet se pse refuzoi medaljen e botërorit

Sport

kalinic
Nikola Kalinic u prezantua këtë javë si lojtari i radhës që i bashkohet projektit të Diego Simeones te Atletico e Madridit. Kroati 30-vjecar finalizoi bisedimet e disa javëve duke kompletuar lëvizjen që i kushtoi Los Rojiblancosave 14.5 milionë euro. Shtatlarti u largua nga Milani pas një sezoni me plot ulje-ngritje. Kritikat ishin të vazhdueshme për ankesat në lidhje me një problem në shpinë dhe madje pikërisht ky problem nxiti edhe një situatë të pakëndshme në botëror. Kalinic u prejashtua nga skuadra në fazën në grupe, kjo pasi refuzoi të hidhej në fushë kur trajneri Dalic ia kërkoi këtë gjë.

nikola

Gjatë prezantimit te Atletico Kalinic u pyet rreth kësaj cështjeje si dhe rreth faktit se në fund të botërorit ai refuzoi edhe medaljen. “Ajo që ndodhi ndodhi, trajneri nuk kishte besim te unë dhe kjo më duhej që ta pranoja, kaq” – tha Kalinic i cili rikujtoi problemet me lëndimet në shpinë, por tha që tashmë i kishte tejkaluar. 30-vjecari më tej u shpreh se nuk e kishte dashtur medaljen, pasi ai nuk kishte kontribuuar për të gjatë botërorit dhe ndaj nuk ishte e drejtë që ai ta merrte. “Them se kam lënë pas këtë gjë tashmë” – tha shtatlarti, i cili vlerësoi jashtëmase Simeonen dhe Atleticon, që sipas tij janë një skuadër që punojnë fort dhe që kërkojnë gjithmonë 100 përqindëshin.