Atletico Madrid mbyll fazën përgatitore me një humbje ndaj Interit, sidoqoftë Simeone shprehet i kënaqur

Sport

diego
Atletico e Madridit i dha fund fazës përgatitore duke humbur 1-0 ndeshjen me Interin. Los Rojiblancos bëhen kështu gati për t’u përballur me Realin në sfidën e 15 gushtit të vlefshme për Super-Kupën e Evropës. Në tërësi në ndeshjen me zikaltërit pati disa problematika në mbrojtje, ku për shembull në rastin e golit të Leutaro Martinez, askush nga prapavija nuk kishte vëmendjen e duhur. Sidoqoftë, sikurse u shpreh pas ndeshjes, trajneri i Atleticos Diego Simeone ishte i kënaqur nga performanca e të tijve. “Kjo humbje na ndihmon në përgatitjen që na duhet për sezonin përpara. I dhamë minuta lojtarëve që u duhej dhe një përballje e tillë them se ishte më e mira e mundshme për të përgatitur ambientin për sfidën e së mërkurës” – tha trajneri argjentinas.

digeo

Simeone foli për çështjen Courtois, i cili është kërcënuar nga tifozët e Atleticos për shkak se dikur luante për ta dhe tashmë përfaqëson ngjyrën e bardhë të Realit. El Cholo tha se nuk mund të gjykonte askënd, ai e lavdëroi belgun për kontributin që pati dhënë në kohën kur mbrojti portën e Los Rojiblancos dhe më tej theksoi se ky vlerësim nuk do të ndryshojë më tej. Simeone foli edhe për Lemar dhe gjithashtu edhe për Griezmann, i rikthyer pas triumfit në Kupën e Botës. Më 15 gusht, Atletico do të përballet me Realin dhe organikës përvec Lemar, Arias, Gelson Martins dhe Rodri, i është shtuar edhe Nikola Kalinic, i transferuar nga Milani pë 15 milionë euro.