Atletico Madrid kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. Në çerekfinale, Los Rojiblancos, mposhtën 5-0 Getafen, në një derbi të vogël të kryeqytetit spanjoll. Një dygolësh nga Xhovani Simeone, Lino, Correa dhe Sorloth ishin autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Diego Simeone. Atletico nuk e nisi mirë sezonin, por prej disa muajsh, është kthyer në një nga skuadrat më të rrezikshme të Europës.
Me rezultatin e arriturë të Martën mbrëma, Atletico, ka thyer një rekord të largët. Për herë të parë që nga viti 1965, bardhekuqtë kanë mundur të shënojnë të paktën pesë gola në shtëpi duke nisur nga faza çerekfinale e Kupës së Mbretit, atëherë kur fitonin 8-1 ndaj Real Sociedad.
Më tej, përgjatë këtij sezoni, në skuadrën e Atleticos, nuk po kontribuojnë vetëm ata që zbresin në fushë titullar, por një ndihmë të jashtëzakonshme janë duke e dhënë edhe lotjarët e stolit. Në La Liga, 3 futbollistët e parë që kanë shënuar më tepër gola të ardhur nga stoli, janë pikërisht të Atleticos. Julian Alvarez, Alexander Sorloth dhe Angel Correa, që të 3 me nga 6 finalizime.
Pasi siguroi biletën në gjysmëfinale, atje ku do të presë shortin për të mësuar kundërshtarin e radhës, Atletico do të përgatitet për derbin e kryeqytetit në fundjavë, ndaj Real Madrid në “Santiago Bernabeu”.