Atletico Madrid-Juventus:Flasin trajnerët dhe lojtarët!

Sport

atl juve

Diego Simeone (Trajneri i Atletico Madrid)
Kemi një dëshirë të madhe për të fituar këtë takim. Ndeshje të tilla të mëdha na motivojnë gjithmonë, çfarë na bën të nxjerrim më të mirën tonë. Atletico është një nga protagonistët kryesorë të këtij kompeticioni, dhe krenaria që kemi fituar gjatë këtyre viteve është një motivim i madh për të vazhduar e për të bërë më mirë se më parë. Në këtë situatë ku gjendemi, nuk besoj se ka ndonjë favorit mes dy skuadrave. Juventus është një kundërshtar i shkëlqyer për të provuar veten tonë dhe që mund të ndikojë jo pak në rritjen e mëtejshme te skuadrës. Të jesh pjesë e Champions League ëshë diçka speciale për të gjithë ne. Vitin e shkuar nuk bëmë aq mirë sa mendonim, ndaj këtë sezon duam të shkojmë më larg. Jemi vetëm në fazën e 1/8-ave dhe luajmë ndaj një kundërshtari pretendent për trofeun në fund. Gjithësesi duhet t’i kujtojmë vetes se ai trofe nuk fitohet pas këtyre dy takimeve. Kështu, duhet t’i marrim gjërat shtruar, të përqëndrohemi tek kjo ndeshje që kemi sot dhe më pas të mendojmë për atë që na pret në Torino.

Koke (Mesfushor i Atletico Madrid)
Atletico Madrid nuk kërkon t’i ngjajë asnjë skuadre tjetër. Ne kemi identitetin tonë, stilin tonë të lojës dhe jemi krenarë për ato çfarë kemi arritur deri më tani. Ne i konsiderojmë të gjitha ndeshjet tona si finale, prandaj do të japim më të mirën tonë në këto 180 minuta që do të luajmë ndaj Juventus. Ata janë një skuadër mjaft e fortë dhe përgjatë këtij sezoni kanë bërë një punë të shkëlqyer, por ne jemi mësuar me kundërshtarë të këtij niveli. Kemi disa mungesa të rëndësishme, por kur luan në Champions League, justifikime të tilla nuk vlejnë.