Atletico Madrid, Diego Costa festoi rikthimin duke realizuar gol që me të parën

Sport

diego
30 muaj pas ndeshjes së fundit me fanellën e Los Rojiblancos, Diego Costa shenjoi rikthimin me Atleticon duke realizuar gol që me goditjen e parë. 29-vjeçari brazilian, edhe pse jo tërësisht në formë të mirë fizike, shijoi ndaj Lleidas 26 minuta lojë. Shtatlarti kishte rreth 6 muaj që nuk luante një ndeshje zyrtare, kjo pasi transferimi prej 66 milionë eurosh nga Chelsea nuk mundej të konkretizohej vitin e kaluar për shkak të pezullimit që kishte Atletico. Duke folur pas ndeshjes së fituar 4-0 në Copa del Rey, Diego Simeone u shfaq dukshëm i kënaqur dhe optimist për grupin. Ai tha se Diego Costa dhe Vitolo, që gjithashtu luajti ndeshjen e parë të mërkurën, mund t’i japin skuadrës më shumë potencial sulmues. Simeone tanimë ka në dispozicion tërë grupin e lojtarëve. Sulmi duket të jetë reparti që do të shohë lëvizje me Vietton, Gaitanin dhe me gjasa edhe Carrascon në lëvizje. Edhe pse ka zëra rreth një largimi të Griezmannit drejt Barcelonës, te Atletico janë besimplotë se gjërat mund të shkojnë mirë për skuadrën pavarësisht eliminimit nga Champions League-a. Duke folur për rikthimin e tij, 29-vjecari Diego Costa u shpreh i gëzuar që më në fund mund të ishte sërish në fushë me fanellën e Atleticos, një skuadër që sic tha ai e ka shumë për zemër. Braziliani tha se për gjatë gjithë kësaj kohe ishte stërvitur me zell dhe përkushtim të plotë dhe premtoi se do të japë maksimumin deri në fund të sezonit.