Atletico – Leicester, ja çfarë thonë trajnerët dhe lojtarët!

Sport

weqweq

Kasper Schmeichel, portier i Leicesterit: Të jem kapiten është dicka për të cilën kam ëndërruar gjithmonë, edhe pse është disi e sikletshme në situata të tilla, pasi do doja shumë që ta kisha Westley-in përpara. Edhe pse nuk luan ai vazhdon ta drejtojë skuadrën. Ai është një lider natyral dhe mendoj se është fantastike që ai ka udhëtuar me ne në çdo ndeshje, packa se s’ka mundur të luajë. Kështu ai vazhdon t’i japë kurajo grupit.

Diego Simeone, trajner i Atleticos: Jemi një ekip që punojmë fort si skuadër, luftojmë në të gjitha frontet dhe kjo na ka mundësuar që të krijojmë një lloj stili tonin. Mbase ka pasur skuadra të cilat këtë stil e kanë marrë si model, por ajo që ne kemi bërë gjithmonë ka qenë një shfrytëzim optimal i karakteristikave të lojtarëve dhe pikërisht kjo na ka sjellë këtu ku jemi sot. S’e imagjinoj këtë përballje të vendoset nga fitore të thella. Mendoj se do jetë një sfidë goxha e luftuar dhe jam i sigurt se gjithcka do të vendoset në fushën e tyre.
Gabi, mesfushor i Atleticos: Vitin e kaluar, me fitoren e kampjonatit, Leicester arriti dicka tejet domethënëse. Njëjtë sikurse ndodhi me ne, që askush s’e besonte, ashtu fituan edhe ata dhe prandaj mendoj se janë një skuadër tejet konkurruese. Kanë ide të qarta dhe e kemi për nder që luajmë kundër tyre. Aktualisht jemi në formë dhe them se në Champions League kemi treguar gjithmonë më të mirën, dicka të cilën dua që të vazhdojë të ndodhë.
Craig Shakespeare, trajner i Leicesterit: Këto mbrëmje janë pikërisht ato të cilat të bëjnë ta shijosh më së miri punën, është për të tilla mbrëmje për të cilat ti jeton. Kur hyra në stadiumin tradicional të Atleticos, ndjeva ca si të therura. Duhet të bëjmë të mundur që ta gëzojmë këtë përballje dhe të marrim prej saj një rezultat të mirë. Do i tregojmë Atleticos respektin që meritojnë, por këtu jemi që të përballemi me ta, jo thjesht sa për numër dhe them se lojtarët e meritojnë plotësisht këtë shans.