Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid:
“Nuk e bëjmë dallimin e kundërshtarëve tanë nga renditja e tyre në tabelë. Slovan është një skuadër që di të mbrojë shumë mirë. Ata luajnë si një skuadër dhe janë mjaft të zotët nëpërmjet kundërsulmeve. Janë gjithashtu edhe mjaft të shpetjë. Bëhet fjalë për një ekip që në ligën e tij është duke i bërë gjërat mirë. Kështu që sonte duhet të jemi në më të mirën tonë, sepse nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. E imagjinoj se do të kemi një rrugëtim pozitiv në Champions League. Uroj që sonte të luajmë mirë dhe të vazhdojmë drejt rrugës që kemi nisur. Skuadra jonë rritet, teksa ndeshjet kalojnë. Mirëpo është normale që do të kemi edhe momente negative, ndonëse prej nesh kërkohet të jemi në më të mirën tonë sa herë që zbresim në fushë. Prandaj nuk është aspak e lehtë. Sa u takon golave të shënuar në minutat e fundit, kjo është diçka që e kemi punuar në stërvitje. Përgjatë kësaj kohe po funksionon në favorin tonë, por mund të rezultojë gjithashtu edhe kundër nesh.”
Vladimir Weiss, trajneri i Slovan:
“Atletico po kalon një formë të mirë. Ata janë një skuadër me kualitet të lartë dhe që në përbërje kanë disa prej lojtarëve më të mirë në botë. Ndaj ekipeve të tilla vetëm mund të mësojmë dhe le të jetë kjo një mënyrë, e cila mund të na shërbejë pozitivisht. Do të përpiqemi, ashtu sikurse bëmë ndaj Milanit, me shpresën se do të arrijmë një rezultat pozitiv. Si futbollist, Simeone dinte si t’i përçonte vlerat e tij, jo vetëm në fushën e lojës. Urime Atleticos për sezonin që po zhvillon, apo për stadiumin e tyre. Ne nuk kemi një stadium të tillë, dhe për këtë arsye, kjo është një ndeshje që duhet shijuar në maksimum.”