Athletic Bilbao barazohet nga Huesca, Levante humbet me Celta Vigon

Sport

huesca

Dy ndeshjet e së hënës në La Liga Athletic Bilbao-Huesca dhe Levante-Celta Vigo, prodhuan rezultate të befta teksa asnjë nga skuadrat pritëse nuk mundi të fitojë. Në San Mames të Bilbaos skuadra e Berrizzos hodhi tutje një avantazh prej 2 golash teksa u barazua 3 minuta nga fundi. Ç’është e vërteta ishte një ndeshje e vështirë për vendasit, të cilët shënuan vetëm në pjesën e dytë. Susaeta dhe më pas Berchiche mundën të japin sadopak shpresë për baskët. Por miqtë reaguan mirë. Pas dy ndrimesh, Miramon realizoi në minutën e 71 dhe i dha zemër të tijëve për atë çka do të ishte një rezultat surprizë. Avilla shënoi në minutën e 87 dhe shtangu tërësisht stadiumin.

levante

Kjo është ndeshja e dytë pozitive për skuadrën që vjen nga kategoria e dytë, ndërsa Bilbao detyrohet që pas kësaj ndalese të zbresë në vendin e 7-të. Ndërkohë në sfidën tjetër, Levante u shtang me dy gola të beftë që në pjesën e parë nga Celta Vigo. Sisto dhe Gomez realizuan duke i dhënë optimizmin e duhur Celtinas. Levante e Armando Sadikut vinte pasi kishte fituar një sfidë të vështirë si ajo me Betisin 3-0, por shumë pak u pa prej tyre në këtë ndeshje. Morales ngushtoi shifrat në minutën e 78-të, por koha nuk premtoi shumë. Me dy zëvendësime Celta Vigo u mblodh në mbrojtje dhe arriti të marrë fitoren 2-1, fitore që i ngre ata në vendin e 8-të.