Atalanta vs Real Madrid, TS1 HD, 21:00

Sport

Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantas:

“Mbrëmja e sotme mbledh shumë emocione bashkë. Për Bergamon, ky është një event mjaft i bukur. Do të ketë entuziazam. Stadiumi do të jetë plot dhe ne do të luajmë ndaj skuadrës më të titulluar në botë. Prandaj euphoria nuk do të mungojë. Mirëpo, duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse do të luajmë ndaj një skuadre me plot kualitet. Thuhet se Reali është në krizë, por unë nuk mendoj kështu. Ata janë pranë kreut të La Ligas, kanë lojtart të klasit botëtor dhe në stol kanë një trajner si Carlo… Reali ndoshta mund të ketë bërë disa hapa bosh, diccka që nuk është e zakonshmë, por jam i sigurt se ata do të ecin përpara. Nuk duhet të kemi shumë vetëbesim. Nëse duam të marrim një rezultat, duhet të tregohemi të përqendruar. Jemi mjaftueshëm të maturuar për të qënruar me këmbë në tokë në situata të tilla, por aspekti psikologjik është gjithmonë diccka e veccantë. Në ccdo situatë duhet të kemi parasysh se në ccdo ndeshje duhet të tregojmë përulësi. Po ashtu, nuk është asnjëherë e lehtë të rikuperosh energjinë nervore, sicc nuk mjafton asnjëherë të shprehesh qartë vetëm me fjalë në drejtim të lojtarëve. Sa i përket ndeshjes së Gushtit në finalen e Superkupës ndaj Real Madrid, do të thoja se ajo ishte një situatë e veccantë. Menduam për atë moment përgjatë gjithë verës, por Gushti pati shumë turbulenca. Me punën që bëmë në grup, nuk morëm më të mirën e mundshme, ndonëse për rreth një orë, ne luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Ndërsa tani, skuadra ka ardhur në kushte më të mira fizike, sicc në fakt ndodh me të gjitha skuadrat e tjera. Sa i përket mënyrës si mbrojmë, nuk e kemi ndryshuar filozofinë tonë. Kjo gjë nuk më ka shqetësuar asnjëherë. Është më e lehtë të punosh për të përmirësuar mbrojtjen, sesa të punosh për të përmirësuar lojën sulmuese.”

Lookman, sulmuesi i Atalantës:

“Sonte do të jetë një ndeshej e vështirë, ndaj një kundërshtari të komplikuar. Do të kemi përballë, një nga skuadrat më të mira në botë. Prandaj, do të jetë një sfidë e vështirësisë maksimale, por ne jemi mësuar me atmosfera të tilla, kështu që kemi besim në planin tonë të lojës, apo me atë se ccfarë jemi në gjendje të japim në fushën e lojës. Më e rëndësishme akoma, është aspekti psikologjik. Duhet të qëndrojmë gjithmonë të freskët nga ana mendore dhe mbi të gjitha, mos të kalojmë në eurori. Kushte të tilla nuk janë asnjëherë të favorshme, sidomos kur në anën tjetër të fushës, do të jetë një ekip me plot cilësi që mund të të bëjë dëm në cdo moment të mundshëm. Fakti që luajmë në stadiumin tonë, tonë, duhet të na japë akoma edhe më tepër energji dhe dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja.”

 

Carlo Anccelotti, trajneri i Real Madrid:

“Na pret një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari që po luan mjaft mirë. Që nga Superkupa në Gusht, Atalanta është përmirësuar shumë. Bergamaskët po kalojnë një formë fantastike, kanë plot entuziazëm dhe vijnë nga disa takime të fituara radhazi. Nëse duam të kualifikohemi, duhet të bëjmë më të mirën në këto 3 ndeshje që kanë mbetur.

Me Gasperinin jemi miq të mirë. Kur unë isha tek Juventusi, ai ishte me akademinë. Me Atalantën ëshë duke bërë një punë të shkëlqyer. Ndonëse e ndryshon skuadrën ccdo vit, sërish e gjen një mënyrë për t’u përshtatur, për të luajtur futboll të bukur dhe me mjaft intensitet. Me pak fjalë, Gasperini ka bërë një punë spektakolare.

Atmosfera këtu do të jetë e mrekullueshme. Stadiumi dhe fusha duken në gjendje të pabesueshme. Atalanta po konkuron në Serie A, ccka do të thotë se puna e këtij klubi, është mbreslënëse. Ndonëse lojtarët ndryshohen vit për vit, skuadra mbetet e një niveli mjaft të lartë. Kjo tregon më së miri për strukturën e klubit.

Në anën tonë, për ne, është me rëndësi të madhe që Vinicius është rikthyer në stërvitje, kështu që ai mund të jetë gati së shpejti, bashkë me Rodrygon. Bellingham është mirë. Për ne është një lajm shumë i mirë që ai është tikthyer të shënojë sërish, ndërsa përkushtimi i tij në fushë, mbetet përherë i njëjtë. Bellingham është një futbollist, i cili na ndihmon shumë, si në lojën sulmuese, ashtu edhe atë mbrojtëse.”

Federuci Valverde, mesfushori i Real Madrid:

“Vijmë në këtë ndeshje, jo në kushtet më të mira të mundshme. Prandaj, mënyra e vetme për të kthyer situatën në anën tonë, është të dalim në fushë dhe të japim më të mirën nga vetja. Duhet të tregojmë të gjithë punën të kemi bërë dhe që vazhdojmë të bëjmë. Në aspektin sulmues, kemi nevojë për kreativitet dhe energji, ndërsa ne mesfushorët, duhet të japim kontribut në të dyja kahet e fushës. Atalanta mund të na markojë një për një, por kjo është diccka e mirë për ne, për shkak të lojtarëve që kemi në skuadër.

Nuk jemi mësuar të ndodhemi në këtë pozicion renditjeje. Zakonisht kemi pasur një qasje më të qetë në këtë kompeticion. Por, kjë është pjesë e proccesit, kështu që duhet të punojmë fort dhe të tergojmë ccfarë jemi duke bërë. Ëeshtë me rëndësi të madhe, që të qëndrojmë me këmbë në tokë. Pavarësisht se ccfarë kemi fituar me këtë klub, sërish duhet të tregohemi të kujdesshëm.”