Atalanta vs Club Brugge, TS3 HD, 21:00

Sport

Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantës:

“Në Itali, skuadrat dinë se si të mbrohen mirë, ndërsa në Champions League, përballesh me skaudra që luftojnë fort për të fituar. Brugge i hape telashe një ekipi si Manchester City, çka tregon se ata janë një ekip mjaft fleksibël, me lojtarë të shpejtë. Për këtë arsye, duhet të tregohemi mjaft të zgjuar në aspektin taktik dhe të tregojmë kujdes, pasi do të jemi të rrezikuar përgjatë gjithë lojës. Sonte duhet vetëm fitorja dhe në  Champions League, kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Kemi mbërritur në fazën me eliminim të kompeticonit, me ndeshje vajtje-ardhje, kështu që gjithçka merr një rëndësi më të madhe. Ndonjëherë, nuk ka rëndësi nëse luan mirë apo keq, e rëndësishme është të fitosh. Takimi i parë në Belgjikë, u vendos nga një episod i diskutueshëm, por ne nuk bëjmë dot diçka rreth kësaj gjëje. Situata është kjo që është. Të shohim se çfarë do të jemi të gjendje të bëjmë sonte në fushën e lojës. Sonte kemi nevojë për të gjithë përbërësit që ndërtojnë futbollin; duhet të luajmë mirë, të mbrojmë mirë, e gjithashtu të sulmojmë mirë. Këto janë karakteristika të domosdoshme për t’u paraqitur në Champions League. Ne nuk ishim përballur ndonjëherë në Brugge dhe në takimin e vajtjes, ata u paraqitën mjaft mirë, ndërsa sonte është radha jonë për ta bërë diçka të tillë. Lookman dhe Kolasinaç janë rikuperuar. Në parim, Kolasinaç do të luajë titullar, kurse Lookman mund të aktivizohet në pjesën e dytë. Me shumë mundësi nuk do të kemi Hien. Të Hënën, ai u stërvit, por ndjeu një lodhje të muskulit, e për këtë arsye, nuk mund të performojë sonte.”

 

Nicky Hayen, trajneri i Club Brugge:

“Sonte presim që Atalanta të nisë një ndeshje të vrullshme. Do të jetë një mbrëmje e vështirë, por nëse ne tregohemi të disiplinuar dhe tregojmë qëndrueshmëri në lojë, unë mendoj se do të kemi mundësi të mira për t’u kualifikuar. Kemi një ekip të ndërtuar me futbollistë të cilët kanë eksperiencë dhe lojatë të rinj në bërthamë. Prandaj, të gjithë mësojnë nga njëri-tjetri. Jemi të përqendruar në aftësitë tona dhe kemi besim në forcën që na karakterizon. Nëse nuk i zotëron këto karakteristika, atëherë do të thotë se diçka nuk është në rregull. Duhet të vazhdojmë atë që nisëm në ndeshjen e parë në shtëpi. Ne nuk konsideroheshim favoritë, por arritëm të zhvillonim një paraqitje mëse pozitive. Mendoj se kështu duhet të jetë edhe sot. Ne kemi respekt për Atalantën dhe për atë që kjo skuadër ka arritur të japë përgjatë viteve të fundit, sidomos në Europë. Mirëpo, kjo nuk duhet të na frikësojë. Madje, duhet të ndodhë e kundërta. Ne duhet të motivohemi akoma më tepër nga histori si këto dhe të tregojmë dëshirë të madhe për ruajtur avantazhin që kemi, të zbatojmë me përpikmëri planin tonë të lojës, të ruajmë qetësinë dhe të luajmë me plot besim. Jam optimist se do të arrijmë diçka pozitive.”