Gianpiero Gasperini (trajner i Atalanta):
“Ajo humbje kundër Napolit në atë mënyrë na shqetësoi, por jemi krenarë që kemi luajtur një ndeshje të atij niveli. Sigurisht që nuk na pëlqeu rezultati, por skuadra është në një moment të mirë. Duhet të them se ne dhamë paraqitjen që duhej.
Tani Champions është një tjetër kompeticion. Kanë kaluar vetëm dy ditë, por ne kemi mundësinë të mbyllim diskutimin e kualifikimit. Do të jetë një ndeshje më e vështirë nga sa duket, ne i takuam vitin e kaluar në Ligën e Evropës, e dimë se do të jetë e vështirë. Në Champions League ata nuk kanë humbur kurrë më shumë se një gol, e kanë ndërprerë kampionatin për një muaj dhe nuk e di nëse është një avantazh apo disavantazh. Ata vrapojnë shumë dhe kjo do ta vështirësojë ndeshjen. Ne duhet të përqendrojmë të gjitha energjitë tona në këtë sfidë. Fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi? Jo, është fondamentale, por rëndësi ka mënyra se si e bëni. Duhet të dëshmojmë se jemi mirë dhe të luajmë futboll të mirë”.
Säumel (trajner i Sturm Graz):
“Atalanta është një ekip i madh, fizik dhe me një nivel shumë të lartë teknik. Do të jetë një përvojë e mrekullueshme të luajmë këtu, do të japim gjithçka. Duhet të tregojmë besimin tonë dhe të tregojmë kompaktësinë që karakterizon ekipin tonë kur rikuperon topin. Nuk mund të harroj atë që kam përjetuar në Itali si lojtar, por tani më duhet të mendoj për detyrën time si trajner i Sturm Graz. Gian Piero Gasperini është një trajner shumë i mirë, ndër më të mirët në botë. Ne i kemi analizuar të gjitha ndeshjet e tyre dhe kemi kërkuar për dobësitë që kanë në tërësi, por do ta mbajmë gjithcka për vete, duke mos e treguar publikisht. Natyrisht me shpresën që të arrijmë t’i befasojmë në fushën e lojës. Do të thoja se Liga e Kampionëve, është një nga kompeticionet më të mëdhenj. Ne kemi një histori modeste pjesëmarrjesh në këtë arenë të futbollit evropian, kështu që motivimi është përherë i lartë. Vecanërisht sfidat me ekipet e mëdhenj na bëjnë mirë për t’u rritur akoma më shumë si skuadër, por edhe individualisht”.