Atalanta mund Juventusin me rezultat të thellë në shtëpi

Sport

Atalanta shkatërron Juventusin. Në javën e 28 të Serie A, të dyja skuadrat u përballëm me njëra-tjetrën në shtëpinë e Zonjës së Vjetër dhe ajo se çfarë ka ndodhur, është një histori për librat e historisë. Juventusi vinte nga 5 fitore të njëpasnjëshme në kampionat dhe kjo ecuri, kishte rritur shpresën në radhët e Torinezëve se momenti mirë do të vazhdonte.

Mirëpo, nuk ndodhi kështu. Atalanta e trajnerit Gian Piero Gasperinit, dhuroi një leksion futbolli për ekipin e drejtuar nga Thiago Motta. Retegui, Brescianini, Zabacosta dhe Lookman ishin autorët e golave për bergamaskët, të cilët, në këtë mënyrë vijojnë ecurinë e mrekullueshme të ndeshjeve në transfertë. Në 3 transfertat e fundit, Atalanta ka fituar dy herë nga 5-0, sikurse ishin fitoret ndaj Veronës dhe Empolit, e po ashtu edhe suksesi 4-0 ndaj Juventusit. 14 gola të shënuar në total dhe asnjë gol i pësuar për ekipin zikaltër, që në këtë mënyrë, është tërësisht në garë për titullin kampion, pasi klasifikohet në vendin e 3 me 58 pikë, 3 më pak sesa vendi i parë që mbahet nga Interi.

Vlen të theksohet sezoni pozitiv i Mateo Reteguit, i cili deri më tani ka shënuar 22 gola në Serie A me Atalantën dhe është vetëm 3 finalizime larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Atalantës brenda një edicioni futbollistik në kampionatin italian.

Sa i takon Juventusit, kjo ishte humbja më e thellë e Zonjës së Vjetër me diferencë prej 4 golash në shtëpi, që nga viti i largët i 22 Tetorit të 1967-tës, atëherë kur mundeshin po 4-0 në derbi ndaj Torinos.

Bardhezinjtë klasifikohen të katërtit me 52 pikë, por rrezikojnë të zbresin në vendin e pestë, nëse Lazio fiton ndaj Udineses. Humbja e rëndë ndaj Atalantës, ka vënë gjithashtu në diskutim edhe të ardhmen e trajnerit Thiago Motta.