Atalanta konfirmohet si skuadra më në formë e Europës

Sport

Atalanta konfirmohet si skuadra më në formë e Europës. Në javën e 14 të kampionatit, bergamaskët, mpshtën Romën, 2-0 në trasnfertën e Olimpicos. Golat e takimit, u shënuan që të dy në pjesën e dytë, nga De Roon dhe Zaniolo.

Kjo ishte fitorja e 8-të radhazi për Atalantën në të gjitha kompeticionet, 6 në Serie A dhe 2 në Champions League, diçka që për momentin, nuk është bërë dot asnjë ekip tjetër në 5 ligat kryesore të Europës.

Kjo është vetëm hera e dytë në historinë e klubit të Atalantës që arrin 8 fitore të njëpasnjëshme në të gjitha garat. Për herë të parë, një sukses të tillë, skuadra e Gian Piero Gasperinit, e kishtë bërë që nga Shkurti, deri në Korrik të 2020-tës.

Këto fitore, e kanë ngjitur Atalantën në vendin e dytë të Serie A, në kuotën e 31 pikëve, vetëm një më pak sesa Napoli kryesues. Nuk dihet se si do të shkojë, por nuk është gabim të thuhet, që me këtë ecuri, skuadra nga Lombardia, mund  të konkurojë për titullin kampion.

Po ashtu edhe në Champions League, zikaltërit e Bergamos, janë në vendin e pestë me 11 pikë, 3 fitore dhe 2 barazime dhe duken në rrugën e mbarë për t’u kualifikuar në raundin me eliminim të Champions League.