Atalanta i jep fund pritjes dhe gjen fitoren e parë në shtëpi për vitin 2025 në Serie A. Në javën e 32, bergamaskët mposhtën 2-0 Bolognën. Sfida u zhbllokua shumë shpejt. Që në minutën e 3, Mateo Retegui shënoi golin e parë dhe të 23-tin personal në kampionat. 25 vjeçari ka shkuar tani në kuotën e 23 finalizimeve në Serie A dhe është në vendin e parë në këtë aspect. I tyri vjen Moise Kean i Fiorentinës me 17 gola.
Më tej, golin e dytë të Atalantës e shënoi Mario Pasaliç në minutën e 21, po të pjesës së parë. Më pas, rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit dhe Atalanta, përveçse mori fitoren e parë në shtëpi në vitin 2025, gjithashtu, u rikthye tek fitorja pas 3 humbjeve radhazi.
Kështu, skuadra e drejtuar nga trajneri Gian Piero Gasperini është në vendin e tretë në kuotën e 61 pikëve. Luftë për titullin kampion nuk mund të flitet më, pasi vendi i parë që mbahet nga Interi është 10 pikë larg. Në rrethana të tilla, objektivi kryesor i zikaltërve të Bergamos është ruajtja e vendit të tretë në renditje, sepse Juventusi ndjek nga pas, në vendin e katërt me vetëm 2 pikë më pak.
Në javën e ardhshme, Atalanta do të luajë ndaj Milanit në transfertë. Kurse Bologna, që ai pasojë e një humbjeje të tillë, ka dalë nga zona Champions dhe ka zbritur në vendin e pestë, do të presë Interin në shtëpi.