ASTON VILLA – PSG, TS2 HD, 21:00

Sport

Unai Emery, trajner i A.VIla:

“Mendoj se duhet të ndjekim sa më mirë planin tonë, duke synuar të jemi protagonistë. Në ndeshjen e parë, parizienët u shfaqën më miër në disa aspekte, por edhe ne treguam aftësinë tonë për të qenë konkurrues, duke u perpjekur të jemi në nivelin e tyre. Edhe sonte taktikisht do të përpiqemi të jemi më të mirët e mundshëm, në aspektin e kolektivit. Do të thoja se ndeshja e parë bëri diferencën, dhe ne duhet të pranojmë atë që ndodhi, por nuk ishim shumë larg për të marrë një rezultat në përputhje me pritshmëritë tona. Nëse do të kishte përfunduar 2-1, na duhej thjesht që në këtë sfidë të kthimit të fitonim, kurse tani duhet të shënojmë një gol më shumë. Rezultati në Paris nuk ishte ai që shpresonim, por pati një balancë të mirë. Tani, e theksoj se duhet të kërkojmë patjetër të fitojmë, por një gol nuk mjafton. Mirëoi nëse arrijmë të kalojmë sa më shpejt në avantazh, atëherë nuk do të jemi larg. Duhet të jemi të qëndrueshëm për 90 minuta, dhe si nëpër sfidat e mëparshme, të tregojmë se jemi gati për çdo gjë… qoftë edhe për shtesë, qoftë edhe për penallti.

PSG ka lojtarë me përvojë që dinë të luajnë me personalitet edhe në transfertë. Këtë e kanë treguar si brenda Francës, edhe në Evropë. Por këtë përvojë tashmë e kemi edhe ne. Për më tepër, nëse lidhemi me tifozët tanë, nëse u japim atyre shumë energji pozitive dhe nëse bëjmë gjithçka siç duhet në fushën e lojës, mendoj se tifozët do të shtojnë energjinë e tyre dhe do të na ndihmojnë shumë sa i takon nxitjes që ne do të duhet të kemi në fushë. Kështu ka ndodhur gjithmonë kështu kur luajmë në shtëpi. Ekziston gjithmonë kjo energji pozitive për ne. Nuk e di se çfarë ndikimi kanë tifozët në ekipet e tjera, por për ne, ata janë shumë të rëndësishëm”.

Rogers, mesfushor i A.Vila:

“Tifozët tanë na japin pëherë energji të jashtëzakonshme. Atmosfera do të jetë madhështore, e kemi parë gjatë gjithë këtij sezoni, si në Champions League ashtu edhe në ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit. Do të kemi nevojë për ta edhe sonte. Ndonjëherë nuk ka të bëjë me taktikën, por me zemrën, vendosmërinë dhe lidhjen me tifozët. Kjo është ajo që të shtyn përpara.

Ne besojmë shumë. Shumë na konsideruan të eliminuar që para ndeshjes së parë. Por ne treguam se dimë të luajmë. Tani duhet të përmirësojmë disa gjëra për takimin e kthimit. I kemi përballuar tashmë, tani është pak më e lehtë sepse i njohim më mirë. Kemi një detyrë për të përmbushur. Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të luash një çerekfinale të Champions League në shtëpi. Nëse dikush mund ta përmbysë këtë ndeshje, jemi ne. E dimë që do të jetë e vështirë, por do ta provojmë… Do të hyjmë në fushë për të fituar 100%. Trajneri është ai që na bashkon. E dimë që nëse nuk je në formacionin titullar, nuk ka kohë për t’u mërzitur. Kemi një mision dhe një objektiv, ndaj duhet të jemi të gjithë të përqendruar. Dhe për të qenë i sinqertë, e gjithë skuadra ka qenë fantastike!”.

 

 

Luis Enrique, trajner i PSG:

“Nuk dua ta shoh skuadrën time si favorite. Edhe sepse rruga e Champions është e mbushur me favoritë, të cilët janë eliminuar. Të luash në një stadium si ‘Villa Park’ është gjithmonë një sfidë dhe një motivim i madh për ne. Ne nuk kemi frikë të luajmë as në shtëpi, as jashtë. Sigurisht, në ndeshjen e parë u shfaqëm më të mirët dhe fituam me meritë, por tani fillon një histori e re. Avantazhi nuk do të thotë asgjë për ne, nëse nuk do të luajmë siç duhet. Nëse Aston Villa shënon ose fiton, do të duhet të tregojmë se kemi nivelin e duhur, për të kaluar në gjysmëfinale. Duam të zgjidhim problemet që Aston Villa do të na paraqesë. Objektivi ynë është të fitojmë.

Mendoj se Aston Villa do të jetë më e fortë në mbrojtje. Është një ndeshje kthimi, e rrezikshme nga natyra, dhe është e pamundur të parashikohet. Do të jetë një përballje shumë interesante. Në Champions është e vështirë të bëhen krahasime, sepse asnjë skuadër nuk luan kundër të njëjtëve kundërshtarë. Por di të them se deri tani rezultatet tona kanë qenë pozitive, si në ndërtimin e lojës, ashtu edhe në dominimin me topin dhe krijimin e rasteve. Kur jemi efikasë, jemi ndër më të mirët, megjithëse jemi përpjekur të përmirësohemi vazhdimisht. Nga pesimizmi në fillim të sezonit kemi kaluar në një atmosferë entuziazmi. Por çelësi është që lojtarët kanë ditur të përqendrohen vetëm te loja dhe të injorojnë zhurmën e jashtme. Këtë duhet ta vazhdojmë deri në fund të sezonit, sepse asgje s’ka përfunduar”.

Ousmane Dembélé, sulmuesi i PSG:

“Qëllimi im është të jem sa më shumë vendimtar, të shënoj ose t’i ndihmoj të tjerët të shënojnë. Mendoj se pikërisht në këtë drejtm shihen lojtarët e mëdhenj, në ndeshje të rëndësishme si kjo. Them se ka ende një rrugë të gjatë për të fituar Ligën e Kampionëve, por fitimi i trofeve, duke i dhënë këtij klubi Ligën e parë të Kampionëve, është ajo cla më motivon. Ky ekip ka shumë personalitet dhe nuk dorëzohet kurrë deri në minutën e fundit. Trajneri na thotë të besojmë gjithmonë tek ai. Qofshin të rinjtë apo ne lojtarët disi më të vjetër, japim gjithçka deri në minutën e fundit. Kjo është një nga pikat tona të forta”. Sigurisht, kemi ardhur këtu për të fituar. Ne nuk do të ndryshojmë mënyrën se si luajmë. Ne nuk do të përpiqemi të mbrohemi dhe të mbajmë rezultatin me avantazhin që është. Ne jemi këtu për të luajtur në mënyrën tonë dhe për të fituar. Ne e dimë se do të jetë një atmosferë e mrekullueshme, por do të kemi edhe tifozët tanë atje për të na brohoritur. Doue? E kam njohur atë, Désirén që nga koha e Ren. Unë mendoj se ai do të vazhdojë të rritet shumë në talentin e tij dhe e inkurajomë për këtë. Pertej moshës, ai është vërtet shumë profesionist”.